30.06.2023
Trençevska: Partnerët socialë kanë arritur përparim të dukshëm në negociatat për rritjen e pagave në sektorin publik
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot kryesoi seancën e njëmbëdhjetë të Këshillit Ekonomik dhe Social.
Në takim morën pjesë zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për çështje ekonomike, Fatmir Bitiqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi, Razmena Çekiq-Duroviq, sekretare shtetërore në Ministrinë e Ekonmisë anëtarë të përfaqësuesve të punëdhënësve dhe përfaqësues të institucioneve.
Seanca filloi me një minutë heshtje dhe respekt për të ndjerin Darko Dimovski, kryetar i Unionit të Sindikatave të Republikës së Maqedonisë.
Në seancë, përfaqësuesit e Qeverisë prezantuan Metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik, e cila propozon një periudhë të re tranzicioni nga viti 2023 - 2025, përkatësisht rritje të pagave në periudhën prej 2.5 vjeçare.
Pas një diskutimi konstruktiv mes partnerëve socialë lidhur me propozimin, u konstatua se periudha e tranzicionit prej 2.5 vjetësh është e pranueshme dhe përfaqësuesit e qeverisë do të bëjnë simulime të reja sipas propozimeve të ofruara nga sindikatat.
Partnerët socialë ranë dakord që seanca e Këshillit Ekonomik dhe Social, të vazhdojë hënën ku do të shqyrtohen propozimet e reja për llogaritjen e pagës së punonjësve në sektorin publik.