07.06.2022

Ministrja Trençevska do të merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Punës në Gjenevë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot do të udhëtojë për Gjenevë, Zvicër, ku do të merr pjesë në Konferencën e 110-të Ndërkombëtare të Punës, i cili është trupi më i lartë për vendosjen e Organizatën Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Për çdo vit në qershor, kjo konferencë mbledh delegacionet trepalëshe nga 187 shtete-anëtare të Organizatës.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut, e drejton ministrja Trençevska dhe në përputhje me rregullat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës, delegacioni është i përbërë prej dy delegatëve të Qeverisë dhe nga një përfaqësues të sindikatës reprezentativ në nivel nacional dhe përfaqësues të shoqatës reprezentative të punëdhënësit në nivel nacional. Këtë vit, janë përfaqësues të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, të cilët janë edhe anëtarë të Këshillit Ekonomik dhe Social.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë konferencë merr pjesë në javën e dytë plenare të konferencës.

Krahas fjalimit të ministres në Konferencën Ndërkombëtare të Punës, janë planifikuar takime me përfaqësues të delegacioneve të vendeve të tjera anëtare të Organizatës Ndërkombëtare të Punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.