29.06.2022
Trençevska: Familjet kujdestare janë jashtëzakonisht të rëndësishme për një shoqëri
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, mori pjesë në promovimin e familjeve kujdestare në Kavadar e cila është pjesë e fushatës “Zgjat dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar!” organizuar nga SOS Fshati i Fëmijëve në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Zyra për Veprimtari Sociale, Qendrat për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare, Qendrat për Punë Sociale dhe Pushteti lokal.
Ministrja Trençevska theksoi rëndësinë dhe prioritetin e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale kur është fjala për promovimin e mbrojtjes së fëmijëve.
Fushata “Zgjat dorën dhe ndrysho jetë – bëhu kujdestar!”, e cila filloi në fillim të qershorit, ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e familjeve kujdestare dhe rolin e tyre në shoqëri”, tha Trençevska.
Ajo theksoi se fushatat janë një nga mënyrat më efektive për të arritur të gjithë faktorët në vend, me qëllim informimin dhe inkurajimin e kujdestarëve të mundshëm dhe për të ofruar një shtëpi të ngrohtë për fëmijët që u mungon.
Ministrja iu referua partnerit afatgjatë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, UP SOS Fshati i Fëmijëve, i cili ka themeluar Qendrën për Mbështetjen e Familjeve Birësuese në kuadër të institucionit.
“Qendra për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare të UP SOS Fshati i Fëmijëve është qendra e tretë e tillë në vend, së bashku me Qendrën për Mbështetjen e Familjeve Kujdestare në Shtëpinë e Fëmijëve” 11 Tetori” – Shkup dhe Shtëpia për foshnja dhe fëmijë të vegjël në Manastir. Për momentin në vend janë 350 familje kujdestare, të cilat akomodojnë gjithsej 600 shfrytëzues”, tha Trençevska.
Në fund Trençevska u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që i plotësojnë kushtet për familje kujdestare, të aplikojnë dhe të ofrojnë lumturi të dyfishtë dhe shtëpi të ngrohtë.