01.06.2022

Trençevska: Investojmë në arsim cilësor parashkollor, kjo është thelbësore për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve mori pjesë në manifestimin final të përgatitur nga minimaturantët nga IPKKF Fidani, Komuna e Çairit.

Rreth 240 fëmijë të Institucionit Publik “Fidani” të ardhur nga 5 objekte, përfundojnë procesin parashkollor dhe nga shtatori do të ulen në bankat shkollore.

“Përfundimi i ditëve të kaluara në kopsht dhe përgatitja për të hyrë në shkollë është një hap i madh përpara për këta të rinj, të cilët vazhdojnë të ngjitin shkallët që do të thotë jetë. Dhe kopshti është vendi ku ata fituan njohuri për botën përreth tyre. Për respektimin e diversitetit, për kulturën dhe zakonet, për jetën dhe botën bimore, për mbrojtjen e mjedisit. Përmes lojës ata mësuan për kuptimin e miqësisë, humanizmit dhe se secili është i rëndësishëm, dhe ne të gjithë jemi pjesë e enigmës që quhet shoqëri," tha Trençevska.

Ajo theksoi rolin e stafit profesional, edukatorëve dhe kujdestarëve, të cilët kujdesen që fëmijët të kenë një arsim cilësor parashkollor.

Ministrja Trençevska tha se për Qeverinë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, kujdesi dhe edukimi parashkollor është prioritet, për çka dëshmon edhe fakti se që nga viti 2017 janë ndërtuar 69 kopshte në tërë vendin, duke siguruar përfshirje për 4300 fëmijë të rinj.

Deri në fund të vitit është planifikuar të hapen 13 objekte në të gjithë vendin me një kapacitet prej rreth 1360 fëmijë, si dhe 15 kopshte shtesë që janë në zhvillim e sipër dhe janë planifikuar të hapen në vitin 2023 me një kapacitet total prej 1905 fëmijë. Në nivel të qytetit të Shkupit nga viti 2017 e deri më sot janë hapur 17 kopshte, ndërsa në ndërtim e sipër është edhe 6 kopshte të reja për rreth 1000 fëmijë.

Ministrja i uroi fëmijët për mini maturën dhe u uroi shumë suksese në jetën e tyre të ardhshme. Ajo uroi edhe për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Udhëtoni, ëndërroni dhe qielli le të jetë kufiri juaj”, tha Trencevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.