17.06.2022

Trençevska nga Roma: Takimet me ministra nga rajoni janë një mundësi e shkëlqyer për shkëmbimin e përvojave dhe vendosjen e bashkëpunimit nga i cili përfitojnë të gjithë qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të Konferencës Ministrore mbi plakjen në Romë, Itali, përveç pjesëmarrjes në konferencë, pati takime individuale edhe me ministrete Republikës së Turqisë dhe Serbisë.

Diskutimet e sotme të panelit përfunduan konferencën disa-ditore të organizuar nga UNECE, Grupi i Përhershëm i Punës i UNECE mbi Plakjen dhe Qeveria e Italisë.

Gjatë konferencës, ministrja Trençevska, e shoqëruar nga sekretari shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ejupi, shefe e Kabinetit, Dimeska dhe Udhëheqësja e Departamentit për Politika Demografike, Islami, realizoi takime individuale me ministrat e Turqisë dhe Serbisë dhe përfaqësuesit e delegacioneve të tyre.

Në takimin me ministren për Familjen dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Turqisë, znj. Derja Janik, u rikonfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve.

Temë e bisedimeve ishin politikat demografike të vendosura në Maqedoninë e Veriut dhe Republikën e Turqisë, si dhe planet e ardhshme që synojnë përmirësimin e mirëqenies së të moshuarve në këto vende. Ka pasur edhe çështje që rregullojnë pozitën e punëtorëve në vend, Ligji aktual për Marrëdhëniet e Punës dhe ndryshimet që do të bëhen me Ligjin e ri që është në fazën përfundimtare, që do të thotë përgjigje ndaj nevojave të një shoqërie moderne. Gjithashtu, u diskutua për legjislacionin e krijuar në vend, i cili i referohet trajtimit dhe mundësive të barabarta për burrat dhe gratë dhe rregulloren që përfshin mbrojtjen e fëmijëve.

Ministrja Trençevska informoi se është duke u përgatitur Ligji i ri për barazi gjinore, i cili do të ngrejë statusin e çështjes së barazisë gjinore përmes themelimit të Sekretariatit për barazi gjinore, si mekanizëm kombëtar përgjegjës për koordinimin dhe krijimin e politikës për barazi gjinore.Në takimin me ministren e Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale të Republikës së Serbisë, Darija Kisiq Tepavçeviq, janë diskutuar disa çështje të rëndësishme në fushën e punës dhe politikës sociale në kompetencat e dy ministrive.

Tema më aktuale ishte “Ballkani i Hapur” – iniciativë në të cilën bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, e cila synon të promovojë dhe zhvillojë kapacitetet e rajonit, si dhe të sjellë përfitime konkrete për qytetarët dhe bizneset. Kjo nismë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe për të promovuar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.

Ministret folën edhe për fushën e punësimit, ku Trençevska e informoi ministren serbe për përfitimet që kanë qytetarët nga Plani operativ për programe dhe masa aktive, që tregon rezultate të shkëlqyera.

Theks i veçantë iu vë punësimit të të rinjve dhe sigurimit të një hyrje më të suksesshme në tregun e punës. U theksua suksesi i masës Garanci për të rinjtë, si vend lider në zbatimin e saj dhe jo anëtar i BE-së.

Ky ishte takimi i parë me ministren Tepaceviq dhe delegacionin që ajo drejtonte, këto takime do të bëhen më të shpeshta në periudhën në vijim, duke pasur parasysh aktivitetet e përbashkëta të nismës “Ballkani i Hapur”.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.