08.06.2022

Тrençevska nga Gjeneva: Dialogun social në vend e ngritëm në nivel më të lartë, së bashku krijojmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, mbajti fjalim në sesionin e 110-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës, që po mbahet në Gjenevë, Zvicër, i cili është trupi më i lartë për vendimmarrje të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, anëtare e së cilës është edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në fjalimin e saj, ministrja Trençevska theksoi gjendjen serioze të shkaktuar nga pasojat që i solli pandemia, kriza ekonomike dhe energjetike në nivel global, si dhe lufta aktuale në Ukrainë, nga pasiguria e së cilës preken të gjitha shtetet. Gjithashtu, theksoi Trençevska, vonesat e vazhdueshme me fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian janë zhgënjyese dhe kanë sjellë uljen e përkrahjes për integrimin në BE, si në rajon ashtu edhe në vendin tim.

“Përvoja e dy viteve të para të pandemisë theksoi rëndësinë dhe nevojën për një dialog social funksional dhe angazhim proaktiv të partnerëve socialë. Në Maqedoninë e Veriut, niveli i dialogut social u rrit gjatë kësaj periudhe, gjë që çoi në përmirësimin e cilësisë së tij, ndërtimin e konsensusit, shtrirjen dhe rritjen e ndërveprimit. Pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë në Këshillin Ekonomik dhe Social ka forcuar rolin e tij dhe përkushtimin politik në dialogun social trepalësh," tha Trençevska.

Ministrja theksoi se Këshilli Ekonomik dhe Social është përdorur në mënyrë strategjike, duke angazhuar partnerët socialë si aleatë proaktivë në krijimin e masave kundër krizës. Gjatë periudhës së rimëkëmbjes, Këshilli vazhdoi të angazhojë organizatat e punëdhënësve dhe sindikatat që nuk janë zyrtarisht anëtarë.

“Kohët e fundit, përballë rënies së standardit të jetesës dhe pas negociatave në Këshillin Ekonomik dhe Social, Qeveria rriti ndjeshëm pagën minimale me mbi 18% në shkurt 2022. Kjo masë përfshin rreth 17% të punëtorëve në vend”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se Këshilli Ekonomik dhe Social i Maqedonisë është i pari që aplikon metodologjinë e re për vetëvlerësim të ONP-së për institucionet e dialogut social. Ne identifikuam dobësitë dhe sfidat në gjithëpërfshirjen dhe efektivitetin e tij dhe përgatitëm një Plan Veprimi.

Në fjalimin e saj, Trençevska bëri thirrje për veprim të përbashkët dhe bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës në Ukrainë. Si dhe përfshirja e dialogut midis kombeve për tejkalimin e krizës me financa, ushqime dhe karburant. Dialog në të cilin duhet të dëgjohet zëri i punëtorëve dhe i punëdhënësve. Vetëm përmes dialogut social mund të arrijmë zgjidhje të qëndrueshme dhe të përhershme.

“Qeveria ime është e gatshme. Ne së bashku me sindikatat dhe shoqatat e punëdhënësve do të vazhdojmë të luftojmë kundër kësaj krize, të ofrojmë punë të denjë dhe drejtësi sociale”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.