30.06.2022

ProCredit Bank dhuroi instrumente muzikore për Entin për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë

ProCredit Bank – Shkup, realizoi një donacion për IP Enti për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve në Fushë Tophanë. Në takimin e sotëm të drejtoreshës së Zyrës, Asie Pasholi dhe përfaqësuesve të bankës, u nënshkrua një donacion i instrumenteve muzikore: piano, 2 violonçelo, mandola, kitarë etj. Instrumentet janë të destinuara për terapinë kreative të personave me aftësi të kufizuara për të fituar aftësi të reja dhe për të tejkaluar sfidat në fushën e komunikimit dhe risocializimit.

Përfaqësuesit e ProCredit Bank deklaruan se me këtë akt mbështesin idenë e një shoqërie për të gjithë dhe se do të vazhdojnë të drejtojnë energjinë për një hap përpara drejt arritjes së këtij qëllimi. “Muzika ka një ndikim pozitiv dhe kontribuon në zhvillimin e fëmijëve, mundëson komunikim më të lehtë dhe përmirëson ndjeshëm disponimin e tyre”.

“Jam e kënaqur që përdoruesve këtu do t’u jepet mundësia për diversitet në aktivitetet e tyre që do të përmirësojë edhe gjendjen e tyre socio-emocionale”, tha drejtoresha. Pasholi theksoi se procesi i deinstitucionalizimit vazhdon dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e sektorit privat që me aktivitete të tilla kontribuojnë në përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.