16.06.2022

Trençevska nga Roma: Në krijimin e shërbimeve sociale të ardhshme sipas nevojave të qytetarëve, të dhënat demografike në një vend kanë një rol të rëndësishëm

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kuadër të Konferencës Ministrore në Romë, Itali, pati një takim me Drejtoreshën e Zyrës Rajonale të Fondit të Popullsisë (UNFPA), znj. Xhulia Valeze, ku u vërtetua bashkëpunimi i shkëlqyer i projekteve të shumta me këtë organizatë. Ndër më të rëndësishmet janë hapja e qendrave të krizave për gratë që janë abuzuar seksualisht, projektet që zbatojnë Konventën e Stambollit dhe krijimi i mekanizmave për mbrojtjen e grave nga dhuna.

Ministrja theksoi se bashkëpunimi vazhdon për projektin e ri për statistika demografike.

“Shumë ide, fonde dhe përpjekje janë investuar në politikat demografike në Maqedoninë e Veriut. Si në mbrojtjen e të rriturve në shtet. Regjistrimi i bërë në vitin 2021 tregoi se kemi një përqindje të madhe të popullsisë së rritur dhe se të dhënat demografike janë bërë një nga parimet bazë për krijimin e shërbimeve sociale të ardhshme që do të marrin qytetarët. Në kuadër të Ligjit të mbrojtjes sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore, 22 komuna morën mbështetje për zbatimin e shërbimeve sociale për ndihmë dhe përkujdesje në shtëpitë e të rriturve, por edhe personave me aftësi të kufizuara”, tha Trençevska.

Ajo vuri në dukje se së shpejti do të shpallet një thirrje e re për ofertë për realizimin e shërbimeve të tilla në komunat tjera me qëllim që të rritet përfshirja e një kategorie të rrezikuar të qytetarëve që përfitojnë nga shërbimet e decentralizuara.

Ministrja theksoi se në Maqedoninë e Veriut pas 20 vitesh është bërë regjistrimi i popullsisë që tregon strukturën demografike të popullsisë. Rëndësia e këtyre të dhënave, tha Trençevska, është thelbësore në krijimin e strategjive, veçanërisht në sistemet e mbrojtjes sociale, por edhe në legjislacion, standarde të jetesës dhe planifikimin e aktiviteteve të ardhshme. Nga kjo rrjedh rëndësia e investimit në Entin Shtetëror të Statistikave, dhe në të gjitha institucionet si Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të cilat janë një nga faktorët kryesorë në procesin e mbledhjes së informacionit, por edhe disponueshmërisë dhe shpërndarjes së tyre.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për zgjidhjet ligjore të miratuara në periudhën e kaluar që kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe përmirësimin e pozitës së të gjithë qytetarëve. Si Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, miratimi i Strategjisë për Barazi dhe Mosdiskriminim 2022-2026 dhe Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje.

Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, grupi i punës i përbërë nga përfaqësues të institucioneve, shoqatave të qytetarëve dhe mbështetje eksperte nga UNFPA, në kuadër të projektit të financuar nga Ambasada Britanike, përgatit aktet nënligjore dhe programet e nevojshme për zbatimin e Ligjit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.