01.09.2022
Takimi i ministres Trençevska me ambasadorin në largim Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, dhe ambasadori Klemens Koja, shef i misionit të OSBE-së në Shkup, sot patën takimin e fundit për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar të ambasadorit në vendin tonë.
Ministrja Trençevska dhe ambasadori Koja diskutuan për projektet dhe aktivitetet e përbashkëta që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ka realizuar në vitet e kaluara me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në vend.
“Periudha pas nesh u shënua nga shumë projekte dhe aktivitete në fushën e mbrojtjes sociale, përfshirja e kategorive të rrezikuara, me theks te Romët, heqja e tyre nga varfëria, përfshirja në tregun e punës dhe shërbimet sociale, më pas, barazia gjinore dhe kundër diskriminimi. Vazhdojmë edhe më tej me bashkëpunimin e mirëfilltë me misionin e OSBE-së”, tha Trençevska.
Ministrja falënderoi për bashkëpunimin e shkëlqyer me misionin e OSBE-së në vend, të udhëhequr nga ambasadorin Koja, dhe shprehu besimin se puna për projekte dhe synime të përbashkëta që synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.