30.09.2022

Trençevska: Qytetarët e kënaqur janë vërtetim për suksesin e projekteve të përbashkëta në të cilat punojmë me Bankën Botërore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot realizoi një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore, në të cilën ishin të pranishëm Sara Kol-Blek, specialist i lartë i mbrojtjes sociale nga Banka Botërore, Uashington, Bojana Naceva, specialist i lartë i arsimit dhe Cveta Petrushevska-Jonvçevska, analist i Zyrës së Bankës Botërore, Shkup, si dhe përfaqësues të Njësisë së Projektit në Shkup.

Në takimin e sotëm u përmblodhën rezultatet e “Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale”, i cili zbatohet me mbështetje të Bankës Botërore, si dhe hapat e ardhshme për periudhën në vijim deri në përfundim të projektit,  qershor 2024.

Ministrja Trençevska shprehi kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm me përfaqësuesit e Bankës Botërore, mbështetja e tyre e ekspertëve dhe progresi i Projektit i cili jep rezultate të dukshme dhe të shkëlqyeshme.

“Jemi krenarë për realizimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale. Nëpërmjet aktiviteteve tona në terren, mund të sigurohemi në rezultatet pozitive që i jep Komponenti 1, “Promovimi i përfshirjes sociale përmes qasjes më të mirë deri te kompensimet monetare dhe shërbimet”. Në veçanti, shërbimi Ndihmë dhe kujdes në shtëpi e cila ofron përfitim të dyfishtë, përkatësisht e jep mbështetjen e nevojshme të atyre që e kanë të domosdoshme dhe atë në shtëpinë e tyre dhe i aktivizon personat vështirë të punësuar nga bashkësia përmes angazhimit si ofrues të shërbimit”, tha Trençevska.

Ministrja theksoi edhe progresin e realizimit të Komponentit 2 të Projektit, “Zgjerimi i qasjes dhe përmirësimi i cilësisë në sistemin për përkujdesje dhe arsim”, siguron edhe përforcim të kapaciteteve të kuadrit profesional, ndërsa me këtë siguron edukim dhe arsim më cilësor parashkollor.

Përfaqësuesit e Bankës Botërore shprehën kënaqësi të madhe nga bashkëpunimi i shkëlqyer, përkushtimi i personave të përfshirë nga Njësia e Projektit, dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, ndërkohë e theksuan hapjen për bashkëpunim të mëtejshëm dhe zbatim të shërbimeve sociale të fushës së mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve.

Projekti për përmirësimin e shërbimeve sociale, e reflekton përcaktimin afatgjatë të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për zvogëlimin e varfërisë dhe përforcimin e kapitalit njerëzor përmes përmirësimin të shërbimeve sociale. Projekti do të kontribuojë drejt përfshirjes më të madhe të sistemit të shërbimeve sociale dhe përfitimet për një numër të madh të qytetarëve, me fokus të veçantë të pranuesve të ndihmës sociale dhe grupet e prekura të qytetarëve dhe fëmijët në moshën parashkollore.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.