30.09.2022

Trençevska: Formalizimi i punës joformale kontribuon për kushte më të mira për punë dhe siguri më të madhe sociale të qytetarëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, realizoi një takim bilateral me ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut, N.E Anke Hollshtajn dhe drejtorin e GIZ të Maqedonisë, David Oberhuber.

Në takimin e sotëm bilateral, ministrja Trençevska, nënshkroi Memorandumin për zbatimin e projektit “Kushte më të mira për punësim të punëtorëve sezonal në Republikën e Maqedonisë së Veriut” me David Oberhuber, drejtor i Shoqërisë gjermane për bashkëpunim internacional – GIZ, Amira Omanoviq, zëvendës menaxhere e Fondit të Hapur Rajonal për Evropën Juglindore – Modernizim i shërbimeve komunale dhe Marija Risteska, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për hulumtim dhe krijim të politikave – QHKP.

Qëllimi i Memorandumit është krijimi i bashkëpunimit për zbatim të koordinuar të projektit “Kushte më të mira për punësim të punëtorëve sezonal në Maqedoninë e Veriut” dhe aktivitetet dhe masat për detektim më të mirë dhe zvogëlim të ekonomisë joformale dhe përmirësimin e kushteve për punë që i zbaton ministria dhe me mbështetjen e BE-së. Me koordinim të aktiviteteve dhe bashkëpunimi do të kontribuojë në përpunim të kuadrit juridik, si dhe zgjidhje softuerike për procedura më të thjeshta administrative për angazhim pune të punëtorëve që kryejnë punë sezonale, të përkohshme dhe të kohëpaskohshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ministrja Trençevska e theksoi përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në luftë kundër ekonomisë joformale dhe krijimin e politikave gjithëpërfshirëse për punësim dhe vende pune të denjë. 

“Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim do të kontribuojë në angazhimet për formalizimin e punës joformale si efekt të fundit në luftë me ekonominë joformale. Analizat tregojnë trend më të favorshëm të zvogëlimit të ekonomisë joformale në shtet dhe besojë se ky trend do të vazhdojë si rezultat i më shumë proceseve që Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i ndërmarrin për zvogëlimin e ekonomisë joformale”, theksoi Trençevska.

Ajo potencoi se formalizimi i ekonomisë joformale nuk është detyrë e lehtë me të cilën do të arrihen rezultate të reja, por proces afatgjatë i ndërlikuar dhe relevant që kërkon këmbëngulje dhe bashkëpunim nga të gjitha palët e interesuara. Gjithashtu, theksoi se formalizimi i punës joformale është e rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira të punës të punëtorëve të cilët marrin pjesë në punën jo të regjistruar dhe me një pjesë të rëndësishme në sigurimin e sigurisë sociale të qytetarëve dhe zhvillim të ekonomisë.

Ambasadorja gjermane, Holshtjan theksoi se qeveria gjermane e njeh vlefshmërinë dhe i mbështet përpjekjet e vendeve të rajonit të Evropës Juglindore seriozisht të përballen me çështjen e ekonomisë joformale. 

“Lufta kundër ekonomisë joformale si dhe zvogëlimi i papunësisë kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe përfshirës dhe përmirësimin e kushteve për jetë të qytetarëve. Kjo e nxit zvogëlimin e varfërisë dhe përmirësimin e sistemit për mbrojtje sociale”, tha ambasadorja Holshtajn.

Bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë për gatishmërinë e palëve të ndryshme të interesit, në nivel rajonal, kombëtar dhe lokal, për bashkëpunim të mëtejshëm në këtë fushë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.