26.09.2022

Filloi vizita vlerësuese e GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut  

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në vizitën e parë vlerësuese të GREVIO në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt në Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Këshilli i Evropës, GREVIO, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele. U bënë pyetje nga përfaqësuesit e organit të pavarur të ekspertëve në Këshillin e Evropës për zbatimin e Konventës së Stambollit për të kuptuar më mirë ecurinë e vendit tonë në lidhje me dhunën me bazë gjinore. 

Pyetjet që iu drejtuan përfaqësuesve të institucioneve ishin në drejtim të parandalimit dhe mbrojtjes më të madhe nga dhuna, ndërgjegjësimit të publikut për dhunën ndaj grave dhe dhunës në familje, denoncimin e përdhunimit, bashkëpunimin ndërmjet agjencive, burimet financiare si dhe politikëbërjen e ndjeshme gjinore. 

“Për të dhënë një përgjigje adekuate ndaj dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, në vitin 2017, si shtet, ratifikuam Konventën e Stambollit. Ka filluar përgatitja e Planit të Veprimit dhe ne kemi harmonizuar rregullativat ligjore në përputhje me Konventën. Në vitin 2018 miratuam një ligj për ratifikimin e Konventës. Edhe pse kriza e COVID-19 i ngadalësoi të gjitha proceset në vitin 2021, u miratua Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje. Për momentin po punohet intensivisht në zbatimin e tij në bashkëpunim me institucionet tjera”, tha Trençevska. 

Përfaqësuesit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i shpjeguan të gjitha angazhimet dhe masat e ndërmarra nga institucionet, duke u fokusuar në ndërgjegjësimin e popullatës për dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore. 

Rekomandimet dhe komentet nga vizita do të dorëzohen në mënyrë shtesë nga organi i ekspertëve, me çka institucionet do të marrin udhëzimet e duhura për avancimin dhe zbatimin e suksesshëm të Konventës së Stambollit. 

Ministrja Trençevska u uroi të pranishmëve javë të mbarë pune dhe bashkëpunim të frytshëm përfaqësuesve të të gjithë faktorëve relevantë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.