07.09.2022

Husejin: Ndërmjarrjet sociale e ndihmojnë rritjen ekonomike, ndikojnë në kohezionin social dhe zhvillimin e teknologjive të reja

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Enver Husejin, merr pjesë në RISE (Inkubatori Rajonal i Sipërmarrësve Social) Forumi Rajonal i cili po mbahet në Tiranë, Shqipëri në periudhën prej 06 deri 08 shtator 2022.

Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, në fjalimin e tij në panel diskutimin e lidhur me ekonominë sociale dhe gjendjen në vendet në Ballkanin Perëndimor, dha një pasqyrë të shkurtër të gjendjes në Maqedoninë e Veriut, lidhur me perspektivat, sfidat dhe zgjidhjet e ekonomisë sociale, si dhe rrjetëzimit të mundshëm rajonal.

“Maqedonia e Veriut, vitin e kaluar miratoi Strategjinë Nacionale për Ndërmarrjet Sociale në të cilën vendosen postulatet bazë për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, njohjen e tyre në shoqëri dhe masat për qëndrueshmërinë e tyre ekonomike. Kjo strategji për ndërmarrjet sociale është skica e ekosistemit që ne si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale po ndërtojmë në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara, duke përfshirë bazën e donatorëve, sektorin civil dhe institucionet. Sigurisht, zbatimi i kësaj strategjie plotësohet nga një mekanizëm koordinues kombëtar për monitorimin e zbatimit. Këtë vjeshtë do të përgatisim raportin e parë për zbatimin e strategjisë dhe planit të veprimit”, tha zëvendësministri Husejin.

Në fjalimin e mëtutjeshëm, zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale theksoi se, siç tha: “Ndërmarrjet sociale krijojnë mundësi të barabarta dhe krijojnë një shoqëri të barabartë, kontribuojnë në zhvillimin mjedisor dhe ekonomik, por edhe kontribuojnë në uljen e varfërisë për më të rrezikuarit. Ato ndihmojnë rritjen ekonomike, ndikojnë në kohezionin social dhe zhvillimin e teknologjive të reja. Si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, në rolin e krijuesit dhe gjeneratorit të politikave sociale dhe ekonomike, së bashku me sipërmarrësit social kemi treguar se nuk ka asnjë proces të vështirë apo të lehtë, por vetëm nëse ka apo jo mirëkuptim dhe vullnet të mirë”.

Në Maqedoninë e Veriut aktualisht është duke u zbatuar projekti për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale të financuara nga Bashkimi Evropian, i cili po zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, qëllimi i të cilit është të ofrojë strukturën, zgjidhjet ligjore, promovimi dhe mundësitë për mbështetje financiare të ndërmarrjeve sociale. Në kuadër të projektit është pajisur dhe themeluar Qendra për Mbështetje dhe Zhvillim të Ndërmarrjeve Sociale, e cila ndodhet në qendrën strikte të qytetit, e cila tashmë njihet nga ndërmarrjet sociale si një vend tërheqës ku marrin mbështetje, rrjet dhe promovohen.

Lidhur me legjislacionin, zëvendësministri Husejin informoi se është në fazën përfundimtare krijimi i Ligjit për Ndërmarrjet Sociale, i cili do të rregullojë procedurat dhe kriteret për themelimin e ndërmarrjeve sociale, do të sigurojë instrumentet e duhura financiare dhe do të inkurajojë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale.

“Në procesin e zhvillimit të instrumenteve financiare sociale duhet të punohet në anën e kërkesës, d.m.th të zhvillohen programe për përgatitjen e ndërmarrjeve sociale për investime, si dhe në anën e ofertës, d.m.th. të punohet në zhvillimin e instrumenteve financiare dhe mundësitë për financim që janë të përshtatshme për nevojat e ndërmarrjeve sociale”, theksoi zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Husejin, i cili shfrytëzoi rastin për të përshëndetur aktivitetet e Bashkimit Evropian, si dhe të Ambasadave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për ofrimin e mbështetjes për zhvillimin e sipërmarrjes sociale.

Në Forumin Rajonal RISE marrin pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përfaqësues nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues të organizatave që punojnë në fushën e sipërmarrjes sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.