29.09.2022

MPPS: Me pensionin e shtatorit pensionistët me pensione më të larta për 6,8 për qind, në përputhje me metodologjinë e re për harmonizimin e pensioneve

Me pensionin e shtatorit rreth 330 mijë pensionistë në vend, do të fitojnë pensione më të larta për 6,8%, në përputhshmëri me metodologjinë e re të aplikuar me ndryshimet e fundit në Ligjin për Siguri Pensional dhe Invalidor, të cilat hynë në fuqi në mars të vitit 2022.

Metodologjia e re parashikon harmonizimin e pensioneve me modelin e kombinuar prej 50% rritje e pagës mesatare e të gjithë të punësuarve në vend dhe 50% rritje e shpenzimeve të jetës, në përputhshmëri me të dhënat zyrtare të Entit Shtetëror për Statistikë.

Harmonizimi do të kryhet dy herë në vit, përkatësisht në mars dhe shtator, sipas përqindjes që fitohet si përmbledhje e rritjes së indeksit të shpenzimeve të jetës në gjysmëvjetorin e mëparshëm dhe përqindjen e rritjes së pagës së paguar mesatare i të gjithë të punësuarve në vend lidhur me gjysmëvjetorin që paraprin.

Harmonizimi do t’i përcjellë ndryshimet në dy indekset. Në këtë mënyrë sigurohet rritja e vazhdueshme e pensioneve.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se zgjidhja e tillë, përkatësisht vendosja e metodologjisë së re është bërë nëpër dialog me Lidhjen e Pensionistëve të Maqedonisë dhe Partisë së Pensionistëve, si përfaqësues të kategorisë sonë më të rritur të qytetarëve në vend.

Sjellja e zgjidhjeve afatgjata dhe qëndrueshmëria e tyre nga të cilat qytetarët kanë përfitim të drejtpërdrejtë me theks në kategoritë e rrezikuara është prioritet i Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.