13.03.2023

Diskutim i organizuar me temë “Gratë që shpëtojnë jetë por nuk kanë ilaç për diskriminimin – gratë me mantel të bardhë

”Ministria e Punës dhe Politikës Sociale organizoi sot një diskutim me temën “Gratë që shpëtojnë jetë, por nuk kanë shërim për diskriminimin – gratë me mantel të bardhë” në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme” e cila u realizua në muajin mars. Diskutimi synon të rrisë ndërgjegjësimin për diskriminimin e grave me mantel të bardhë si parakusht për barazinë gjinore në shoqëri.

Në diskutim folën ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, këshilltarja për shëndetësi e kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ana Daneva Markoska, specialiste e kardiologjisë dhe kryetarja e Shoqatës së mjekëve specialist, Aleksandra Gjorgjieva dhe infermierja specialiste në Klinikën për Gjinekologji, Margita Trifunovska.

“Diskriminimi gjinor në profesionet e shëndetësisë i referohet gjithë kulturës së paragjykimit ndaj mjekeve femra, i shprehur verbalisht përmes komenteve nënçmuese dhe agresive, uljes së pagave dhe formave të tjera të veprimeve diskriminuese nga bashkëmoshatarët kryesisht meshkuj. Këto gra përballen me vështirësi në mjedisin e tyre të punës si pasojë e pozitave të pushtetit të dominuara nga burrat në fushën e mjekësisë, si dhe paragjykimeve fillestare të paraqitura në procesin e punësimit, por pa u kufizuar në gradim”, tha Daneva e cila iu drejtua në rolin e moderatorit të eventit.

Ministrja Trençevska në fjalën iu referua akteve të dhunës me të cilat ballafaqohen gratë që janë punonjëse shëndetësore.

“Duhet ta pranojmë se sa herë që përmendet kujdesi shëndetsor dhe punonjësit e shëndetit zakonisht është në konotacionin që ju keni detyrim ligjor të kujdeseni për të sëmurët dhe pacientët dhe të jepni mbështetjen tuaj të parezervë në punën tuaj me ta, por është e domosdoshme që ju para së gjithash, ushtroni të drejtat tuaja duke siguruar një mjedis të sigurt pune për veten dhe bashkëpuntorët tuaj, që nënkupton eliminimin e çdo lloj ngacmimi në vendin e punës, dhunën me bazë gjinore, mobingun, seksizmin dhe forma të ngjashme të diskriminimit dhe dhunës të cilat nuk duhen toleruar. “, theksoi Trençevska.

Diskutimit iu bashkua edhe kryetarja e Shoqatës së mjekëve specialist, Aleksandra Gjorgjieva, me shembujt e saj,poashtu duke ndarë pjesë nga përvoja e saj.

“Të nderuara mjeke femra, pranoni pozicionin drejtues që ju ofrohet, flisni më me zë në takimin e mëngjesit, impononi mendimin tuaj profesional për trajtimin e një pacienti, qëndroni pas bindjeve tuaja, përgjigjuni ndaj thirrjeve të natës. Rrënja e nevojës për këtë sjellje është ndryshimi në mënyrën se si mendojnë në thelb burrat dhe gratë, përveç dallimeve biologjike ka edhe sjellje të mësuara që janë rrënjosur thellë tek ne. Në thelb meshkujt flasin gjuhën e pushtetit dhe dominimit dhe vetëm me këtë lloj sjelljeje fitojnë respekt për bashkëbiseduesin e tyre. Derisa të vijë koha e Liberté, égalité, fraternité, dominoni hapësirën tuaj profesionale, unë gjithmonë them se fuqia e vërtetë është fuqia e butë dhe kush e di këtë më mirë se një grua”, porositi Gjorgjieva.

Margita Trifunovska në fjalën e saj theksoi se gratë në profesionet e mjekësisë janë diskriminuar në mënyra të ndryshme për një kohë të gjatë. Ajo vuri në dukje se pavarësisht rritjes së numrit të femrave studente të mjekësisë, femrat janë ende të nënpërfaqësuara në rolet udhëheqëse, duke përfshirë deri vonë shefat e departamenteve dhe dekanet e fakulteteve të mjekësisë. Ata gjithashtu përballen me dallime në paga në krahasim me kolegët e tyre meshkuj, edhe kur merren parasysh faktorë të tillë si , përvoja dhe produktiviteti.

Si të ftuar në diskutim ishin gra dhe burra të punësuar në shëndetësi, si dhe studentë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.