18.03.2021

Takimi i ministres Shahpaska me ambasadorin e Çekisë në vend, Toman: Republika Çeke është mbështetëse e fortë e vendit tonë në procesin e integrimit evropian

 Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, u takua sot me ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, Miroslav Toman.

“Mbështetja që Republika Çeke i jep vendit tonë në rrugën euro-atlantike është e një rëndësie të madhe. Çdo projekt i realizuar, çdo përvojë e ndarë, çdo ndihmë e dhënë është e rëndësishme për ne dhe na ndihmon në procesin e integrimit evropian”, theksoi ministrja Shahpaska.

Krahas marrëveshjes bilaterale të sigurimit social, të nënshkruar nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika Çeke, e cila mbulon dhe rregullon të drejtat e sigurimit social, të dy vendet bashkëpunojnë edhe në fusha të tjera të rëndësishme, siç është mbrojtja e të drejtave të njeriut, kategoritë e margjinalizuara të qytetarëve, forcimi dialogut social, politikat e tregut të punës dhe punësimi.

Në këtë takim u bisedua edhe mbi përvojat në lidhje me ballafaqimin e krizës së shkaktuar nga Covid-19 dhe mënyrat për të tejkaluar më lehtë periudhën pas krizës. Në këtë drejtim, ministrja i veçoi pesë paketat e ndihmës ekonomike nga Qeveria, që përfaqësojnë ndihmë dhe mbështetje për ekonominë, kompanitë, qytetarët me theks në sektorët dhe kategoritë më të prekura të qytetarëve.

Janë propozuar disa projekte që do të ndihmojnë në digjitalizimin e gjërave në vendin tonë dhe që do të ndihmojnë në edukimin e kategorive të margjinalizuara të qytetarëve.

Të dy palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar bashkëpunimin dhe zbatimin e shumë projekteve në sferat që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.