19.03.2021

Shahpaska: Kopshti “Detelinka” në Gjorçe Petrov e zgjeron kapacitetin për 90 fëmijë shtesë

 

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, së bashku me kryetarin e Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski, sot inspektuan aktivitetet ndërtimore të institucionit publik “Rosica”, ndërtesa “Detelinka”.

Ministrja Shahpaska vuri në dukje se me shtimin e tre këndeve shtesë të lojërave, përfshirja e fëmijëve në kopshtin “Detelinka” rritet për 90 fëmijë. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se kjo flet për partneritetin midis pushtetit qendror dhe lokal, të cilët punojnë së bashku dhe me përkushtim në interes të të gjithë qytetarëve.


“Zhvillmi i hershëm fëmijëror, shoqërimi, të mësuarit përmes lojërave, zhvillimi psiko-social, janë parakusht për përgatitjen e tyre për edukimin e mëtejshëm. Si ministri kompetente vazhdojnë të ndërtojmë kopshte të reja, si dhe duke i zgjeruar kapacitetet ekzistuese, për të përmbushur qëllimin final që deri në vitin 2024 numri i fëmijëve të vendosur në kopshtet e fëmijëve të arrijë në 7.500”, theksoi Shahpaska.


Kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Naumovski, potencoi se ofensiva e ndërtimit edhe në kohë pandemie vazhdon me intensitet të shtuar të projekteve kapitale.

“Për ndërtimin e këndeve të lojërave të kopshtit ‘Detelinka’ janë ndarë 14 milionë denarë, edhe atë 11 milionë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe 3 milionë mjete komunale. Punimet ndërtimore duhet të përfundojnë për 4 muaj, e më pas vijon procesi i pajimit të këtyre ambienteve për fëmijë”, tha kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumoski.


Ministrja Shahpaska informoi se zgjerimi i kopshtit “Detelinka” nuk është zgjerimi i vetëm i kapaciteteve për më të vegjlit në komunën e Gjorçe Petrovit. Me mjete nga MPPS-ja vendbanimi i Vollkovës do të bëhet me kopshtin më modern në vend. Ky kopsht do të jetë plotësisht me efikasitet energjetik, me sistem modern të ngrohjes dhe me kapacitet për 175 fëmijë të ndarë në tetë kënde lojërash.​

 

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.