20.09.2023

Trençevska: Shërbimi i ndihmës dhe kujdesit në shtëpi është në dispozicion për 45 të moshuar në Plasnicë

Shërbimi i ndihmës dhe kujdesit në shtëpi është në dispozicion për 45 të moshuar në komunën e Plasnicës. Shërbimi zbatohet nga shoqata për përkrahje të grupeve të identifikuara si të cenueshme – “Zhërtva”, e cila së bashku me komunën e Plasnicës kanë marrë grant për zhvillimin e këtij shërbimi në kuadër të Projektit për Përmirësimin e Shërbimeve Sociale.

“Më jep kënaqësi të vërtetë që përfitimet e reformës sociale i kanë edhe banorët më të vjetër të komunës së Plasnicës. Ne jemi krenarë për rezultatet e arritura përmes Projektit, por shumë më e rëndësishme është kënaqësia e shfrytëzuesve dhe kujdestarëve. Sondazhet tona për kënaqësinë e shfrytëzuesve të shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpi që nga thirrja e parë për grante tregojnë se ne kemi një kënaqësi të madhe me shërbimin, shumica absolute e shfrytëzuesve deklarojnë se shërbimi i ndihmës dhe kujdesit në shtëpi ka përmirësuar cilësinë e jetës së tyre. Kënaqësia është e dukshme edhe tek kujdestarët, 99% e tyre deklarojnë se angazhimi si kujdestare e ka përmirësuar plotësisht ose pjesërisht cilësinë e jetës së tyre”, tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së saj në Plasnicë.

Krahas kujdesit dhe infermierisë që do të marrin të moshuarit në shtëpitë e tyre, me futjen e shërbimit të ri, janë mundësuar vende të reja pune për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve që marrin mundësinë të bëhen kujdestarë të certifikuar. Ky është pikërisht përfitimi i dyfishtë i zbatimit të shërbimeve sociale. Në veçanti, për zbatimin e shërbimit të ndihmës dhe kujdesit në shtëpinë në Plasnicë janë angazhuar 15 kujdestarë të certifikuar, të cilët do t'ua lehtësojnë jetën e përditshme dhe do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e jetës së të moshuarve.

Bashkëpunimi me komunat është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm në sigurimin e disponueshmërisë së shërbimeve sociale, dhe për këtë foli kryetari i komunës së Plasnicës, Alija Jaoski. I jam shumë mirënjohës Ministrisë për mbështetjen e saj. Mbështetja tregon se nuk ka komuna të vogla apo të mëdha për t'u kujdesur për qytetarët. “Jam veçanërisht i lumtur që të moshuarit në Plasnicë, të cilët janë shumë të lidhur me shtëpitë e tyre, do të kenë nidihmë dhe kujdes në shtëpitë e tyre”, deklaroi kryetari Jaoski.

Edhe shoqata “Zhërtva” shprehu mirënjohje për bashkëpunimin me Ministrinë dhe Komunën, duke theksuar se ky shërbim është shumë i rëndësishëm për të moshuarit në Plasnicë, të cilët ndihmohen nga kujdestarë të certifikuar në aktivitetet e tyre të përditshme, rregullsinë në ekzaminimet shëndetësore, higjienën personale dhe në shtëpi dhe aktivitete të tjera.

Ndryshe, në kuadër të Projektit për përmirësimin e shërbimeve sociale që zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, me mbështetjen e Bankës Botërore, deri më tani është mundësuar prezantimi i shërbimeve të ndryshme sociale, përmes 34 projekteve individuale që zbatohen në 41 komuna. Mbi 300 njerëz janë trajnuar dhe punësuar për të ofruar shërbimet, dhe ato janë në dispozicion për më shumë se 1200 përfitues.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.