14.09.2023

Trençevska: Qëllimi ynë është të ofrojmë më shumë hapësirë për zhvillim dhe shprehje personale të të rinjve të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot ka takuar përfaqësues të Shoqatës së të rinjve të të shurdhërve dhe me vështirësi në dëgjim “Mllad Znak” dhe shoqatës “Glasni Race”. Në takim u bisedua për funksionimin financiar të Unionit Kombëtar të të Shurdhërve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe mundësitë për kritere të reja për ndarjen e buxheteve, të cilat do të ofrojnë më shumë fonde për të rinjtë për aktivitete. Gjithashtu u diskutua për rëndësinë e interpretuesve, angazhimin dhe trajnimin e tyre sipas nevojave të personave që nuk dëgjojnë.

Ministrja në takim theksoi se në periudhën e ardhshme do të avokojë për një program më inovativ të Unionit Kombëtar për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas saj, programi duhet të përmbajë aktivitete sipas nevojave të të rinjve dhe ata do të mund të ofrojnë më shumë mënyra për zhvillimin personal. Ajo theksoi se historitë e suksesit do të ndahen në publik, gjë që mund të jetë motiv për të rinjtë e shurdhër dhe me dëgjim të dobët për një përfshirje më të madhe në shoqëri, sepse shteti e njeh potencialin e tyre.

Në takim fokus i veçantë u vu edhe tek gjuha e shenjave, e cila, sipas të pranishmëve, duhet të standardizohet dhe njëkohësisht të ketë sa më shumë interpretues për personat e shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim, gjë që do të lehtësojë jetën e tyre të përditshme.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.