20.09.2023

Trençevska: Përmes zgjidhjeve sistematike mundësojmë jetë të dinjitetshme për pensionistët - masat kundër krizës dhe pensioni minimal më i lartë mbrojnë standardin e jetesës së pensionistëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka takuar përfaqësuesit e trupit koordinues për protestat e pensionistëve.

Ministrja theksoi se Qeveria i dëgjon të gjithë qytetarët në vend dhe konfirmim për këtë është mbajtja e mbledhjes së sotme, si dhe ajo e mëparshme në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

Ministrja Trençevska theksoi se menjëherë pas takimit të mbajtur në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale është formuar grupi punues me anëtarë të nominuar nga të gjitha palët e interesuara dhe se ky grup punues rregullisht mban takime ku janë të gjitha kërkesat dhe propozimet e pranuara nga shoqatat e pensionistëve, Partia e pensionistëve dhe Unioni i pensionistëve të Maqedonisë.

“Grupi i punës po punon për krijimin e masave afatshkurtra dhe afatgjata për pensionistët. Sërish, si një vit më parë, do të krijohen masa antikrizë - sociale si zgjidhje afatshkurta dhe po punohet për ndryshimin e ligjit për sigurim pensional, i cili do të sigurojë një pension minimal më të lartë. Është një zgjidhje sistematike, si ajo e mëparshme, me miratimin e metodologjisë së re për harmonizimin e pensioneve, e cila siguron rritje të vazhdueshme të pensioneve”, theksoi Trençevska.

Nëpërmjet metodologjisë, pensionet për më pak se dy vjet u rritën me rreth 24 %. Në të njëjtën kohë, sigurohet stabiliteti i sistemit pensional dhe pagesa e rregullt e pensioneve. Grupi punues, kur t'i finalizojë propozimet, do t'i dorëzojë në Qeveri për miratim dhe publiku do të informohet për këtë.

Kjo Qeveri dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në periudhën e kaluar kanë shfaqur shqetësim të vërtetë ndaj pensionistëve. Këtë e vërteton rritja e vazhdueshme e pensioneve, masat kundër krizës në të cilat u përfshinë pensionistët, ngritja e shërbimeve sociale në të gjithë vendin, si ndihma dhe kujdesi në shtëpinë e të moshuarve, si dhe investimet në ndërtimin e shtëpive të të moshuarve në Berovë, Probishtip, Kavadar dhe Kriva Pallankë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.