05.09.2023

Trençevska për RTMV 1: Jemi të fokusuar në politika të mira dhe masa që do të mbajnë sistemin pensional stabil

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ishte e ftuar në temën e ditës në RTMV 1, ku foli për aktualitetin rreth pensioneve.

“Nesër grupi i punës do të filloi punën për ndryshimet apo zgjidhjen e re ligjore për sigurimin pensional dhe invalidor për pensionin minimal dhe masat sociale për pensionistët me pensione të ulëta. Do të shqyrtohen të gjitha propozimet e marra nga shoqatat e pensionistëve, nga bordet iniciative të pensionistëve protestues, partia e pensionistëve dhe palët e tjera të interesit”, theksoi Trençevska.

Ministrja tregoi se konkluzionet e grupit punues do t'i dërgohen Qeverisë, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.

“Çdo politikë që nuk do të jetë e mirë dhe do të rëndojë buxhetin e Fondit do të rrisë deficitin e sistemit të pensioneve, prandaj jemi të fokusuar në politika dhe masa të mira që do ta mbajnë sistemin e pensioneve stabil për këta 336.000 pensionistë dhe për gjeneratat e ardhshme të pensionistëve", theksoi Trençevska.

Ministrja tregoi se si më parë edhe tani do të krijohen masa, në fokus të të cilave do të jenë pensionistët me pensione më të ulëta, si dhe ata që jetojnë vetëm.

"Pensionistët të jenë të qetë, pensionet do të vazhdojnë të paguhen rregullisht, në çdo fillim muaji," porositi Trençevska.

Në lidhje me pensionet në rajon, ministrja theksoi se për sa i përket pensionit minimal, shumë vende janë pas nesh, pra që kanë një pension minimal më të ulët se vendi ynë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.