13.09.2023

Trençevska: Ne vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë të të rinjve në vendin tonë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot nënshkroi memorandum mirëkuptimi me Nebojsha Mojsoski, udhëheqës i Aktivitetit të USAID-it për të rinjtë që në mënyrë aktive krijojnë mundësi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nënshkruam një memorandum mirëkuptimi ndërmjet organizatës Avancimi i ekonomive për komunitete më të fuqishme dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Giithashtu zhvilloi një takim me Kristofer Doxh VD. Drejtori i USAID-it në Zyrën për Zhvillim Ekonomik

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së bashku me USAID-in aktualisht janë duke punuar në promovimin e masave dhe programeve nga Plani Operativ për masat dhe programet aktive nga viti 2023 me qëllim të përfshirjes më të madhe të të rinjve në tregun e punës.

Trençevska theksoi se e ardhmja e vendit duhet të ndërtohet me të rinj të cilët janë të përfshirë në shoqëri dhe janë aktiv në tregun e punës. Ajo theksoi se përmirësimi i cilësisë së jetës së të rinjve është prioritet i punës së ministrisë.

Memorandumi i nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe organizatës Avancimi i ekonomive për komunitete më të fuqishme synon bashkëpunimin në fushën e aktiviteteve që çojnë në pjesëmarrjen e të rinjve, zhvillimin e aftësive dhe punësimit, inkurajimin e të rinjve për të marrë pjesë në programe dhe masa aktive për punësim dhe shërbim në tregun e punës (nëpërmjet trajnimeve, praktikave, mundësive të punësimit etj) të cilat janë të destinuara posaçërisht për të rinjtë, si pjesë e Planit Operativ dhe programeve dhe masave aktive për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2023.

Në takim u diskutua edhe për çështjen e barazisë gjinore dhe përfshirjes më të madhe të personave me aftësi të kufizuara, si dhe përfshirjen e tyre në tregun e punës. U theksua se fushëveprimi i aktiviteteve dhe bashkëpunimit mund të zgjerohet në këto dy tema.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.