28.09.2023

Trençevska: Me pagën e shtatorit, ofruesit e shërbimeve në mbrojtje sociale marrin paga të harmonizuara dhe në rritje prej 10%

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska dhe kryetari i Sindikatës së Pavarur për shëndetësi, farmaci dhe ,mbrojtje Sociale, Lubisha Karanfilovski, sot nënshkruan Aneksin për plotësimin e marrëveshjes kolektive për mbrojtje sociale me qëllim të rritjes së pagave të ofruesve të shërbimeve në Qendrat për Punë Sociale.

Me miratimin e Ligjit për pagën minimale, nuk ishte harmonizuar Ligji për mbrojtje sociale, kështu që ofruesit e shërbimeve në Qendrat për Punë Sociale dhe në institucionet publike për mbrojtje sociale nuk kanë marrë pagë në përputhje me pagën minimale.

“Sot me nënshkrimin e Aneksit të Kontratës Kolektive korrigjojmë padrejtësinë ndaj ofruesve të shërbimeve në qendrat dhe institucionet publike për mbrojtje sociale dhe me pagën e shtatorit do të marrin pagë të rritur prej 3.426 denarë në shumën bruto ose 2.175 denarë në shumën neto. Përveç këtij harmonizimi , me pagesën e pagës së shtatorit në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, do të ketë edhe rritje prej 10 %”, theksoi Trençevska.

Kryetari i Sindikatës së pavarur për shëndetësi, farmaci dhe mbrojtje sociale, Lubisha Karanfilovski, shprehu kënaqësi të madhe me iniciativën e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për harmonizimin dhe rritjen e pagave të ofruesve të shërbimeve në qendrat për punë sociale dhe institucionet e mbrojtjes sociale.

“Nuk ka kënaqësi më të madhe se kur je në një situatë për të nënshkruar diçka që nënkupton rritje të pagës së punonjësve të caktuar, në rastin e ofruesve të shërbimeve në mbrojtjen sociale”, deklaroi Karanfilovski.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.