12.09.2023

Trençevska: Integrimi i perspektivës gjinore është obligimi ynë në procesin e anëtarësimit në BE

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot së bashku me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir dhe përfaqësues nga rajoni folën në forumin rajonal: barazia gjinore në anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Integrimi i perspektivës gjinore është detyrimi ynë në procesin e anëtarësimit në BE dhe në proceset e reformave përkatëse, prandaj ne i kushtojmë vëmendje të veçantë të gjitha aspekteve. Kjo pasqyrohet në Strategjinë për Barazi Gjinore 2022-2027, e cila është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe në Planin Kombëtar të Veprimit për Barazi Gjinore 2022-2024. Për të qenë në gjendje të integrohet kjo çështje kërkon ndjeshmëri më të madhe si dhe njohuri për barazinë gjinore. Kjo është arsyeja pse ne themeluam Qendrën Burimore për krijimin e politikave gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor. Ne e hapëm qendrën në mars 2022 në kuadër të projektit të mbështetur nga UN Woman. Kjo është qendra e parë e tillë në rajon që shërben për ngritjen e kapaciteteve të administratës publike në nivel kombëtar dhe lokal.Në periudhë e kaluar janë realizuar 32 trajnime me 420 pjesëmarrës”theksoi Trençevska.

Ajo vuri në dukje se barazia e grave dhe burrave në kontekstin e shoqërisë në Maqedoninë e Veriut sot më së miri shprehet përmes raportit në mes të politikës apo establishmentit politik, gjegjësisht se si Qeveria dhe Parlamenti kanë lidhje me këtë çështje. Në këtë drejtim, ministri theksoi se Kuvendi në vazhdimësi miraton një sërë ligjesh, strategjish dhe dokumentesh të tjera për antidiskriminim, me të cilat bëhet një hap drejt përmbushjes së obligimeve të shtetit të Maqedonisë së Veriut duke harmonizuar rregulloret e tij me rregulloret e BE-së.

Trençevska e mbylli fjalimin e saj duke bërë thirrje për thyerjen e stereotipit se vetëm gratë duhet të edukohen kur është fjala për çështjen e barazisë gjinore, të drejtat e grave dhe burrave dhe dhunën me bazë gjinore, por që të gjithë duhet të përfshihen në mënyrë të barabartë.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.