15.09.2023

Trençevska: I mbështes fuqishëm aktivitetet që kontribuojnë në zhvillimin e duhur të fëmijëve

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në kopshtin publik “Vinozhito” në Strumicë, së bashku me kryetarin e shoqatës Rast, Aleksandar Petrovski, shënuan riaktivizimin e fushatës për ngritjen e vetëdijes për rritjen e fëmijëve si iniciativë e Shoqatës së prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrinologjike "RAST" dhe Ministria e Punës dhe Politikave Sociale.

“Shpreh mbështetjen time të fortë për aktivitetet e “RAST” që nisin sot pak para Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Rritjen e Fëmijëve – 20 Shtator. Le të punojmë për zbulimin e hershëm të kushteve me të cilat përballen fëmijët, në mënyrë që t'i trajtojmë ato në kohë dhe në mënyrën e duhur.

Ne vazhdojmë të mbështesim aktivitetet që janë me rëndësi kyçe për më të rinjtë, tha Trençevska.

Kryetari i shoqatës Aleksandër shpjegoi rolin e shoqatës dhe misionin e tyre.

Shoqata “Rast” është organizatë joqeveritare e prindërve që përfaqëson të drejtat e fëmijëve me sëmundje endokrinologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Shoqata është formuar më 19 janar 2007 nga një grup i vogël prindërish, qëllimi kryesor i të cilëve në atë kohë ishte zgjidhja e problemeve të shumta me të cilat ballafaqoheshin, kryesisht lidhur me qasjen në barna”, shpjegoi Petrovski.

Aktivitete të tilla janë planifikuar të realizohen në një numër të madh të kopshteve së bashku me Doc.Dr. Aleksandra Jançevska, endokrinologe nga Klinika për sëmundje të fëmijëve, Shkup.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.