01.09.2023

Trençevska: Gjenerata ime ka 20 vite në pritje, prandaj e kemi për detyrë ndaj të rinjve ta bëjmë vendin tonë pjesë të BE-së

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sonte në tribunën e hapur “Ne jemi Evropa” foli për vlerat që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut bart përmes masave dhe politikave të cilat i hapin rrugën vendit drejt Bashkimit Evropian.

Trençevska foli për mundësitë e punësimit dhe respektimin e të drejtave të punës si një nga prioritetet kryesore të punës së Qeverisë që kontribuojnë në qëllimin - mundësimin e standardeve evropiane dhe mundësive evropiane në vend.

“Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi vend jashtë Bashkimit Evropian që e zbaton Garancinë për Rininë që nga viti 2018 dhe jo vetëm që po e zbatojmë, por po jep edhe rezultate të shkëlqyera. Për realizimin e këtij programi marrim vlerësime pozitive edhe nga Komisioni Evropian dhe dëshmi për këtë janë mbi 80.000 të rinj të përfshirë në këtë masë nga viti 2018 e deri më sot, prej të cilëve 45% janë punësuar”, theksoi Trençevska.

Ajo iu referua edhe projektligjit të ri për marrëdhëniet e punës.

“Projektligji për marrëdhëniet e punës sjell vlera evropiane, duke përfshirë punën nga shtëpia dhe punën në distancë. Gjithçka që është tërheqëse për të rinjtë në tregun e punës mundësohet nga ky ligj. Me këtë ligj u mundësojmë të rinjve të vendosin një ekuilibër mes jetës private dhe asaj profesionale. Ligji mundëson institutet e reja të lejes amtare, atërore dhe prindërore, kështu baballarët do të mund të përfshihen në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, gjë që konfirmon edhe një herë vlerat familjare”, tha ministrja.

Trençevska e përfundoi fjalimin e saj duke nënvizuar arsyet që e çojnë atë në angazhimet e përkushtuara për hyrjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, duke theksuar se shteti tashmë i ka vlerat e duhura.

“Brezi im ka 20 vite në pritje të Bashkimit Evropian, kemi humbur shumë. Prandaj tani si ministre e kam për detyrë që të rinjtë të punojnë me përkushtim që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Ne jemi Evropë dhe në vitin 2030 do t'i konfirmojmë të gjitha këto”, deklaroi Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.