29.09.2023

Trençevska: Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është misioni im, një punë e përkushtuar afatgjatë e cila besoj se do të bëjë diferencën

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, me fjalën e saj hapi takimin e grupit punues për fuqizimin ekonomik të grave në Ballkanin Perëndimor, i cili organizohet nga UNDP dhe Friends os Europe. Qëllimi i grupit të punës është të identifikojë sfidat e grave në fushën e fuqizimit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor. Ky është takimi i katërt radhazi i organizuar në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale.

“Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është një temë me të cilën kam punuar që nga viti 2007. Në atë kohë, ky koncept ishte krejtësisht i panjohur për mjedisin tonë shoqëror, kështu që lindi nevoja që praktikat e mira t’I merrnim nga vendet e tjera dhe me punë të përkushtuar t'i fusim apo imponojmë në skenën tonë politike për të arritur njëfarë progresi në këtë çështje", theksoi ministrja Trençevska.

Ministrja u ndal edhe në arritjet e shtetit në lidhje me çështjen e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor në pjesën e kuadrit strategjik dhe ligjor. Ajo vuri në dukje zbatimin e Strategjisë së parë të Buxhetimit të Përgjegjshëm Gjinor në vitin 2012 dhe theksoi se Ministria e Financave për herë të parë ka ndryshuar udhëzimet buxhetore për vitin 2013 dhe 2014, me të cilat obligohen tri ministri dhe Agjencia për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të zgjedhur një program për analizën gjinore dhe zhvillimin e treguesve përkatës gjinorë për të monitoruar ndikimin e programeve tek gratë dhe burrat.

Trençevska bëri një krahasim të mjedisit shoqëror kur filloi lufta e saj për ROB dhe gjendjes aktuale“Mjedisi social kur kam filluar të punoj në këtë temë dhe sot nga këndvështrimi i asaj se çfarë kemi arritur realisht si aktivistë dhe zyrtarë është shumë i ndryshëm. Jam krenare për faktin që hapëm Qendrën Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor marsin e kaluar. Ka edhe dy të tjera të tilla në botë. E treta është krijuar nga ministria jonë dhe ne do të përpiqemi në periudhën e ardhshme që të shndërrohet në një qendër rajonale”, tha ministrja.

Ajo theksoi se qëllimi i hapjes së kësaj qendre është fuqizimi i kapaciteteve të administratës në fushën e barazisë gjinore dhe buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Në fund të fjalës së saj, ministrja i uroi grupit të punës një diskutim të frytshëm dhe theksoi se do të presë me padurim konkluzionet që sigurisht do të kontribuojnë në avancimin e çështjes së buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.