25.09.2023

Trençevska: Bashkëpunimi me sektorin civil dhe privat jep rezultatet më të mira, nga të cilat qytetarët kanë përfitim të drejtpërdrejtë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot zyrtarisht shënoi fillimin e punës së dhomës sensorike në kuadër të Qendrës për persona me aftësi të kufizuara intelektuale dhe fizike në Manastir. Dhoma sensorike, e cila është pjesë e qendrës ditore, synon të mbështesë stimulimin e shqisave të dëgjimit, shikimit, prekjes, nuhatjes dhe gjithashtu ndikon në zhvillimin e aftësive motorike fine. Arredimi i dhomës është mbështetur nga Organizata Joqeveritare DECA nga Austria dhe kompania INTERVOKS, të cilat së bashku kanë marrë pjesë në arredim.

“Edhe një herë është treguar se puna e përbashkët dhe përfshirja e të gjitha palëve të interesuara në shoqëri, sektori joqeveritar, sektori i biznesit dhe Qeveria përmes institucioneve të saj, jep rezultatet më të mira nga të cilat qytetarët kanë përfitim të drejtpërdrejtë. Pikërisht me donacionin, i cili është në bashkëpunim me organizatën civile DEKA nga Austria dhe kompaninë INTERVOKS, së bashku me Qendrën për Punë Sociale në Manastir, kemi kontribuar për kushte më të mira dhe për të theksuar potencialin e personave me aftësi të kufizuara”, tha Trençevska.

Në fjalën e saj për media, ministrja theksoi politikat dhe masat që ka miratuar Qeveria në periudhën e kaluar, të cilat i referohen personave me aftësi të kufizuara. Ajo theksoi se rritja e së drejtës së aftësisë së kufizuar me 14.2% dhe e drejta për një shtesë të veçantë prej 30% kontribuan drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara. Ajo shtoi se përveç të drejtave materiale, ministria punon edhe në shërbime dhe se kjo është treguar në veprim me ngritjen e qendrave ditore, ndihmë dhe përkujdesje në shtëpi, asistencë personale dhe asistente edukative.

Në fund, ministrja tregoi se ministria do të vazhdojë të avokojë për vendosjen e qasjes së barabartë për personat me aftësi të kufizuara në të gjitha shërbimet në të gjitha vendbanimet në vend.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.