28.09.2023

Trençevska: Aty ku kemi kuotë për gratë, ka gra në pozita, ndryshe nga ku i lihet vullnetit politik

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, në panelin e sotëm: A janë femrat ende të nënpërfaqësuara në jetën politike dhe publike?, iu referua gjendjes aktuale në vend.

“Sot kemi 51 deputete, çka na bën lider në rajon dhe më gjerë për sa i përket përfaqësimit në parlament, 36% përfaqësim nga gratë në këshilla në nivel lokal, 5 ministre dhe 3 zëvendësministre dhe një numër i mjaftueshëm sekretaresh shteti. Por fatkeqësisht kemi vetëm dy kryetare komunash. Kjo tregon se aty ku kemi një kuotë, apo detyrim ligjor për të emëruar femra në poste të rëndësishme, ajo respektohet sepse ka mekanizma mbrojtës dhe aty ku i lihet vullnetit politik dhe ndërgjegjësimit të partive politike, femrat humbasin në nominimet dhe zgjedhjet, veçanërisht për kryetare të komunave”, tha Trençevska.

Ministrja iu referua edhe gjuhës së urrejtjes, veçanërisht për gratë e përfshira në jetën politike dhe publike.

“Kjo nuk na dekurajon neve, grave në politikë, por dekurajon ato gra që duan të përfshihen në politikë. Është shumë i rëndësishëm roli i institucioneve, koordinimi dhe veprimet e tyre brenda kornizës ligjore”, theksoi Trençevska.

Ministrja vuri në dukje se si shtet kemi një kuadër ligjor të shkëlqyer në çdo fushë, por duhet punë më e përkushtuar në zbatimin e tij, nënkuptojmë institucionet, gjykatat, prokuroritë, veçanërisht në pjesën e zbulimit dhe ndëshkimit të autorëve, pra ata që përdorin gjuhën e urrejtjes.

Ministrja iu referua edhe situatës shqetësuese me lëvizjet anti-gjinore, ku objektivi i gjuhës së urrejtjes janë gratë dhe ku gratë zakonisht janë më të zhurmshmet në këto lëvizje.

Ajo theksoi se vetëm me solidaritet dhe mbështetje të ndërsjellë mund të arrihet qëllimi, një shoqëri e barabartë për të gjithë, një shoqëri në të cilën nuk do të flasim për përcaktimin e grave apo të burrave, sepse kjo është marrë si e mirëqenë shumë kohë më parë, që në vitet 90-ta.

Veprimtaria u organizua nga Rrjeti Kombëtar kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje në bashkëpunim me Institutin Kombëtar Demokratik (IND) i cili përgatiti një Raport në hije mbi Kapitujt 7 dhe 8 të Konventës për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW)), konkretisht për pjesëmarrjen e grave në politikë dhe jetën publike dhe dhunën ndaj grave në politikë.




Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.