06.09.2023

MPPS: U mbajt seanca e parë konstituive e grupit të punës, do të vendosen masa dhe ndryshime sociale ose ligji i ri për pensionin minimal

Grupi punues për shqyrtimin e propozimeve për çështjen e pensionit më të ulët në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe pakon e masave për ndihmë dhe mbështetje të pensionistëve, mbajti sot seancën e parë konstituive.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, anëtarëve të grupit punues u uroi punë të frytshme dhe sjelljen e zgjidhjeve solide të propozuara, të cilat do t'i prezantohen Qeverisë dhe do të jepen për miratim në Kuvend.

“Është shumë e rëndësishme kur propozohen masat dhe zgjidhja ligjore për sigurimin pensional apo ndryshimet e tij, të merret parasysh stabiliteti i sistemit pensional dhe që pensionet të vazhdojnë të paguhen në kohë dhe në mënyrë të rregullt”, theksoi Trençevska.

Ministrja tregoi gjithashtu se në fokus të punës së grupit punues do të jenë pensionistët me pensione të ulëta, veçanërisht ata me pension minimal. Njëkohësisht, ajo theksoi se do të shfrytëzohen analizat dhe informacionet e përgatitura nga palët e përfshira në grupin punues, të cilat do të diskutohen dhe se do të shqyrtohen të gjitha propozimet e pranuara.

Kryetarja e grupit të punës theksoi se grupi i punës do të punojë intensivisht me takime nga dy herë në javë, me qëllim të vendosjes sa më të shpejtë të masave dhe zgjidhjeve ligjore të propozuara.Grupi i punës u pajtua që fillimisht do të punohet për marrjen e masave të duhura sociale për pensionistët me pensione të ulëta dhe më pas do të trajtohet një zgjidhje e re ligjore për pensionin minimal ose ndryshime në atë ekzistues.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.