11.09.2023

Integrimi i romëve - fokusi kryesor i takimit ndërmjet Trençevskës dhe Saracit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka takuar sot të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin dhe ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Petra Dreksler. Në takim u bisedua për angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në drejtim të avancimit të cilësisë së jetës së romëve në vend.

Ministrja e informoi Saraçin për të arriturat e deritanishme, si miratimi i Strategjisë së re për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, Plani i Veprimit për Gratë Rome dhe Plani Operativ për Masat dhe Programet Aktive përmes të cilit 5% e personave që do të përfshihen në masat duhet të jenë nga komuniteti rom. Ministrja vuri në dukje edhe Garancinë për Rininë, përmes së cilës të rinjtë romë kanë një përfshirje më të lehtë në tregun e punës.

“Në rajon jemi lider në integrimin e romëve në të gjitha sferat shoqërore. Ne kemi ofruar qasje në edukimin parashkollor dhe arsimin në 22 komuna dhe ofrojmë qasje falas në shërbimet e kopshteve”, tha Trençevska.

Ministrja po ashtu theksoi rëndësinë e takimit të katërt radhazi ministror për integrimin e romëve, nikoqir i të cilit do të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut. Ministrja tregoi se takimi ministror që do të mbahet javën e ardhshme do të japë rekomandime dhe përfundime që sigurisht do të ndikojnë në të gjithë procesin e Berlinit dhe miratimin e masave dhe rekomandimeve që do të garantojnë vazhdimin e integrimit të suksesshëm të romëve në shoqëritë e vendeve e Ballkanit Perëndimor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.