04.09.2023

Filloi zyrtarisht me punë kopshti i parë në Bosilovë, 55 fëmijë do të përfitojnë arsim dhe edukim parashkollor

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me kryetarin e Komunës së Bosilovës, Risto Mançev, sot shënuan nisjen zyrtare të punës në kopshtin e fëmijëve “Buzëqeshje të lumtura” në Bosilovë.

Kopshti “Buzëqeshje të lumtura” është ndërtuar dhe pajisur me mjete të siguruara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në vlerë prej 14 milionë denarë në pjesën e ndërtimit dhe rreth 2,5 milionë denarë në pajisje. Është ndërtuar sipas standardeve më moderne për objektet e këtij qëllimi, kurse edukimi i më të vegjëlve mundësohet përmes metodës së mësimit përmes lojës”, theksoi Trençevska në fjalimin e saj.

Ministrja iu referua punës së përkushtuar të ministrisë për avancimin e mbrojtjes së fëmijëve që nga viti 2017, ajo theksoi se deri më sot janë 81 objekte – kopshte dhe 12 qendra për zhvillimin e fëmijërisë së hershme, ku përfshihen rreth 5900 fëmijë.

“Për kënaqësinë e të gjithë qytetarëve të Bosilovës, kopshti i parë në këtë vendbanim sot filloi punën me 55 fëmijë. Si kryetar komune, më duhet të theksoj se respektoj absolutisht procesin e hapjes së kopshteve në zonat rurale. Është shumë e rëndësishme për socializimin dhe edukimin e fëmijëve dhe në të njëjtën kohë në këtë mënyrë u mundësohen kushte të barabarta si për fëmijët ashtu edhe për qytetarët nga zonat rurale dhe urbane”, tha kryetari Mançev.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.