02.04.2021

Kryeministri Zaev, ministrja Shahpaska dhe kryetari i Komunës Jovanoski: Pas 40 viteve, Prilepi bëhet me kopsht të ri bashkëkohor sipas standardeve më të larta për objekte të gjelbra dhe me efikasitet energjetik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev  bashkë me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska dhe me kryetarin e Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski, sot e shënuan fillimin e punëve të kopshtit të ri në Prilep në lagjen “Toçilla”, si objekt i parë i këtij lloji pas 40 viteve.

Kryetari i Qeverisë Zaev në deklaratën e tij për media theksoi se karakteristikë e veçantë e këtij projekti është që i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore për efikasitet energjetik, me konsum afro zero të energjisë, me klasë energjetike A+.

"Risia e projektit shkon një hap më tej dhe parashikon një çati si një tarracë me çati të gjelbër me bimësi të ulët natyrore.Përparësisë e çative të gjelbra janë shumë në numër. Si izolim termik, ato sigurojnë deri në 20% konsum më të ulët të energjisë për ngrohjen dhe ftohjen e objektit. Në mënyrë plotësuese, në tarracën në çati ndodhet impiant fotovoltaik me kapacitet prej 20kW për prodhimin e energjisë elektrike që do të përdoret për nevojat e kopshtit, me të cilën krijohen kushte për kursim të konsiderueshëm financiar”, theksoi Kryeministri Zaev.

Zaev edhe njëherë shtoi se për objektin është siguruar edhe ndërlidhje me sistemin për gazifikim sepse Komuna e Prilepit është mes komunave të para që do të fitojë rrjet lokal, sekondar për gaz.

“E theksoj këtë për faktin se fëmijët në këtë kopsht do të marrin mësimet e para dhe do të edukohen për përfitimet nga politikat e gjelbra përmes shembullit të kopshtit të tyre. Kujdesi për fëmijët dhe investimi në zhvillimin e fëmijërisë së hershme është prioritet i Qeverisë por edhe i qeverive lokale. Gjatë këtij viti, 13 kopshte të tjera do të përfundohen, ndërsa është duke u përgatitur Programi për fillimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja për kujdesin e fëmijëve ", tha Kryeministri Zaev në një deklaratë për media me rastin e fillimit të punës në kopshti i ri në Prilep.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale,Jagoda Shahpaska, tha se e gëzon fakti që pas 40 vitesh po ndërtohet një kopsht i ri në Prilep dhe se ndërtimi i kopshteve të reja dhe zgjerimi i kopshteve të tjera është një nga përparësitë e Qeverisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

“Krahas ndërtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve, investojmë edhe në përforcimin e kompetencave të stafit profesional, i cili duhet të  jetë i gatshëm t’u përgjigjet të gjitha sfidave. Ngjarja e sotme është edhe një shembull pozitiv për bashkëpunim të shkëlqyer mes pushtetit lokal dhe qendror”, theksoi ministrja Shahpaska.

Kryetari i Komunës së Prilepit, Ilija Jovanoski e potencoi faktin se kopshti i ri është tërësisht i financuar nga ana e Komunës për të cilën janë ndarë 133 milionë denarë.

“Me krenari mund të theksoj se për shtatë muaj prej sot, sa edhe është paraparë të zgjasë ndërtimi i objektit, Prilepi do të bëhet me një kopsht të ri, bashkëkohor dhe evropian, një prej më të bukurat në vend”, tha kryetari i Komunës Jovanoski, me rastin e fillimit të punëve ndërtimore të kopshtit të ri për fëmijë në Prilep.​

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.