15.03.2023

Trençevska: Zgjidhjet sistematike sjellin rezultate afatshkurtra, por edhe afatgjata

"Zgjidhjet sistemike japin rezultate! Ajo që është prioriteti im është vendosja e zgjidhjeve sistematike që do të japin rezultate si në afat të shkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Ky vendim që morëm në Këshillin Ekonomik dhe Social për lartësinë e pagës minimale është vendim i një zgjidhjeje sistematike që e sollëm vitin e kaluar me ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, ku përcaktuam një metodologji të re në bazë të së cilës pagat në vend do të rriten”, tha Trençevska, në emisionin debatues në Televizionin 24.

Ajo theksoi se pavarësisht krizës ekonomike, energjetike dhe KOVID-19, pagat në vend po rriten, respektivisht paga minimale po rritet dhe me rritjen e pagës minimale do të rritet dhe paga mesatare. Aty ku ligjet bazë janë në përputhje me ligjin për pagën minimale, ku paga minimale është përfshirë në pagën bazë, pagat do të rriten për 2.175 denarë.

Ministrja iu referua edhe mungesës së fuqisë punëtore në vend.

“Është evidente që kemi mungesë të fuqisë punëtore në vend, por kemi edhe një numër të madh familjesh që marrin asistencë minimale të garantuar, që është një popullsi e aftë për punë. Prandaj po bëjmë ndryshime në Ligjin për mbrojtje sociale që të mund t’i kthejmë në tregun e punës”, theksoi ministrja.

Ajo theksoi se qytetarët nuk duhet të jenë në sistemin e mbrojtjes sociale për një kohë të gjatë, por duhet të fuqizohen ekonomikisht.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.