14.03.2023
Trençevska: Vazhdojmë me fushatën për fuqizimin ekonomik dhe shëndetin mendor
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon të organizoj evente në kuadër të fushatës ‘’E zëshme dhe e guximshme ”duke pasur si qëllim fuqizimin ekonomik dhe shëndetin mendor të grupeve të ndryshme të synuara.Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska u takua me gratë pa dokumente dhe bashkë me profesoreshën Sofia Arnaudova patën një diskutim të hapur. Qëllimi i takimit ishte të dëgjohen sfidat me të cilat përballen gratë pa dokumente.
Përmes një diskutimi konstruktiv u përshkrua përditshmëria e të pranishmëve dhe nën drejtimin e profesoreshës Sofia Arnaudova u dhanë udhëzime se si mund të punojnë në shëndetin e tyre mendor dhe pse është i rëndësishëm fuqizimi ekonomik i grave.
Ministrja theksoi se kishte dëgjuar për sfidat me të cilat përballen gratë dhe theksoi se ato do të zgjidhen një nga një.
Fushata “E zëshme dhe e guximshme” vazhdon gjatë gjithë muajit mars, qëllimi është që përmes takimeve në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të dëgjohen drejtpërdrejt sfidat me të cilat përballen qytetarët.
Në takim ishte e pranishme edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,Latifa Shikovska.