22.03.2023

Trençevska: Së bashku, institucionet, sektori civil dhe ndërkombëtar, mund të bëjmë shumë më tepër në luftën kundër dhunës

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Metiju Loson, kryetarin e Komunës së Strumicës, Kostadin Kostadinov, përfaqësuesen e UNFPA-së, Afrodita Plavijanska Shalja, vizituan shoqatën e qytetarëve “Skaj plus”, Strumicë, e cila përveç strehimores, ka themeluar edhe një qendër këshilluese për gratë viktima të dhunës në familje dhe fëmijët e tyre në Komunën e Strumicës.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmori hapa të fuqishëm në mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore dhe ofrimin e shërbimeve të duhura për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të dhunës dhe fëmijëve të tyre.

“Skaj Plus” si strehë për viktimat e dhunës, është shembull i një modeli bashkëpunimi që përfshin të gjithë aktorët kryesorë, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, vetëqeverisjen lokale, policinë, shoqërinë civile dhe sektorin privat theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale”,  Jovanka Trençevska.

Ajo theksoi se është e nevojshme të ndiqet ecuria e jetës së viktimës me qëllim për t'u riintegruar në shoqëri.

“Jeta e grave të cilat janë viktima të dhunës në familje është e mbushur me sfida dhe prandaj ne si shoqëri duhet së pari të punojmë në ndërtimin e vetëbesimit të tyre duke krijuar mundësi për zhvillim dhe përparim. Pikërisht këtë po e promovojmë me fushatën që po e zbatojmë si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale - "E zëshme dhe e guximshme", synimi ynë është që gratë viktima të dhunës në familje dhe me bazë gjinore të fuqizohen ekonomikisht dhe të kuptojnë rëndësinë e shëndetit mendor për t'u riintegruar në shoqëri dhe për të kuptuar forcën që ata kanë brenda vetes, që është çelësi për ndërtimin e mirëqenies së plotë. Sepse për ne është e rëndësishme që të gjithë në vendin tonë të kenë një jetë dinjitoze dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat në mënyrë të barabartë. Dhe kur gratë përdorin potencialin e tyre maksimal, atëherë ne ndikojmë në shfrytëzimin e potencialit të fëmijëve të tyre, duke zhdukur në mënyrë transgjenerative sjelljet e përsëritura”, tha Trençevska.

Ambasadori Metju Loson theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave dhe vajzave që kanë pësuar dhunë në familje.

“Është një çështje tepër e rëndësishme dhe me të vërtetë mendoj se fakti i të qenit në Strumicë së bashku me sektorin civil, së bashku me vetëqeverisjen lokale është një shembull vërtet i mirë i bashkëpunimit mes partnerëve në këtë vend dhe partnerëve ndërkombëtarë, mbështetje reciproke që synon tek gratë dhe vajzat dhe kjo çështje mbetet prioritet për qeverinë britanike përmes punës sonë në këtë vend”, theksoi ambasadori Loson.

“Si UNFPA, ne jemi krenarë që kemi njohur modelin e bashkëpunimit me të gjithë aktorët vendorë që aplikohet me sukses nga qendra e strehimit Skaj Plus nga Strumica dhe me mbështetjen e Ambasadës Britanike po ndihmojmë në aplikimin e këtij modeli edhe në komuna tjera. Së bashku me institucionet dhe organizatat tona partnere, ne punojmë në disa fusha për avancimin e shërbimeve për viktimat dhe të mbijetuarit. Ne ndihmuam në përmbylljen e kuadrit ligjor përmes të gjitha akteve nënligjore, në krijimin e Protokollit për veprim dhe bashkëpunim multisektorial dhe në hartimin e një modeli të mbledhjes dhe analizës së integruar të të dhënave mbi dhunën me bazë gjinore dhe atë në familje. Nëpërmjet fushatave të përbashkëta dhe takimeve lokale, ne punojmë intensivisht për të vënë në dispozicion shërbimet veçanërisht për kategoritë e cenuara të grave dhe vajzave. Nuk ndalemi këtu, sepse së bashku mund të përmirësojmë shërbimet dhe në të njëjtën kohë t'i japim fund dhunës”, porositi para të pranishmëve Afrodita Plavjanska Shala.

Kryetari i Komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov shprehu mbështetjen e komunës në luftën kundër dhunës në bazë gjinore dhe mbrojtjen e grave nga dhuna në familje.

“Komuna e Strumicës qëndron në maje dhe nuk ka ndërmend ta lërë atë. Kështu është në shumë fusha, siç është edhe në fushën e përkujdesjes ndaj grave viktima të dhunës në familje dhe fëmijëve të tyre. “Shelter Center” e Strumicës, si shembull pozitiv i bashkëpunimit në mes të Asociacionit të qytetarëve “Skaj Plus” dhe Komunës së Strumicës, është një dëshmi e vërtetë për këtë”, theksoi Kostadinov.

Stojne Miteva nga shoqata “Skaj Plus” shprehu falënderim të madh në emër të Skaj Plus dhe Komunës së Strumicës për Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe UNFPA.“Realisht, pa mbështetjen e tyre nuk do të kishte kushte për mbarëvajtjen e organizatës dhe të gjitha dokumentet e brendshme që i nevojiten organizatës për mbrojtjen e plotë të viktimave të dhunës në familje, por edhe krijimi i manualit, natyrisht sërish nën ombrellën e UNFPA-së dhe Ambasadës Britanike.Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për faktin që ambasada lejoi që manuali të shfaqet dhe të jetë i disponueshëm edhe onllajn, kështu që Bukvarot si qendër strehimi, respektivisht duke replikuar modelin, në të cilin do të përfshihen të gjithë aktorët e shoqërisë, sepse kjo është e vetmja mënyrë për të luftuar me dhimbjen të cilën për fat të keq e ndjejnë shumë gra në Strumicë, në vend, në rajon”, theksoi Miteva.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.