23.03.2023

Trençevska: SASA është shembull i një kompleksi modern të minierave që kujdeset për mirëqenien e punonjësve dhe barazinë gjinore

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska, në kuadër të aktiviteteve të dedikuara për fuqizimin ekonomik të grave, të cilat zhvillohen gjatë muajit mars në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, ka vizituar minierën SASA. Në takimin me ekipin drejtues dhe teknik të SASA-s, ministrja u njoh me të gjitha aspektet më të rëndësishme të punës së SASA-s, si dhe me efektet e investimeve të vazhdueshme në modernizimin e prodhimit, në sigurinë dhe kushtet e punës, në zhvillimin profesional dhe mirëqenien e punonjësve, si dhe në fushat e mjedisit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbështetjes së komunitetit lokal.

Theks i veçantë në takim u vu në aktivitetet dhe investimet e SASA-s që synojnë inkurajimin dhe fuqizimin e grave, si dhe mbështetjen konkrete për zhvillimin e karrierës së tyre në kompani dhe në industrinë minerare në përgjithësi.

Ministrja vizitoi edhe disa nga stacionet industriale të SASA-s, ku u njoh drejtpërdrejt me proceset e punës dhe bisedoi me punonjësit, mes të cilëve edhe femra anëtare të ekipit SASA nga profile të ndryshme profesionale dhe pozicione pune. Kompania po punon vazhdimisht për rritjen e numrit të femrave të punësuara në minierë dhe përqindja e përfaqësimit të tyre tashmë është 8.9% e numrit total të të punësuarve.

“Fuqizimi ekonomik i grave ndikon ndjeshëm në arritjen e barazisë gjinore në të gjithë sektorët dhe në uljen e diskriminimit me bazë gjinore, që është një nga prioritetet më të rëndësishme për të cilën jemi angazhuar në ministri. Më vjen mirë të shoh që edhe në miniera, perceptimi po ndryshon gjithnjë e më shumë dhe po thyhen tabutë rreth ndarjes tradicionale të profesioneve mashkullore dhe femërore. SASA është shembull i shkëlqyer se si kompanitë duhet të krijojnë një mjedis në të cilin gratë dhe burrat të kenë mundësi të barabarta për zhvillim të karrierës”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska në takimin me gratë – punonjëse të SASA-s.

Ministrja po ashtu informoi se në kuadër të procesit aktual gjithëpërfshirës të përgatitjes së Ligjit të ri për Marrëdhëniet e Punës, është përcaktuar nevoja e harmonizimit të rregulloreve të brendshme me pikëpamjet dhe praktikat moderne botërore për trajtimin e barabartë të burrave dhe grave për sa i përket të drejtave të punësimit,si dhe do të hapë mundësi të reja për zhvillimin e karrierës së grave në industrinë e minerave.

“Mirëqenia e të gjithë punonjësve tanë dhe zhvillimi i tyre ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë një nga angazhimet kryesore të SASA-s dhe grupit Central Azija Metals ku ne bëjmë pjesë. Aktivitetet dhe investimet që bëjmë për të mbështetur, inkurajuar dhe forcuar gratë në SASA, por edhe ato në komunitetin lokal, janë pjesë e rëndësishme e këtyre angazhimeve tona dhe në të njëjtën kohë janë pjesë e strategjisë sonë integrale për zhvillim të qëndrueshëm që hap rrugë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ata që janë në çfarëdo mënyre të lidhur dhe mund të përfitojnë nga puna e SASA-s”, tha Drejtori Gjeneral i SASA-s, Kristofer Kollburn.

Gjatë qëndrimit në SASA, Ministrja Trençevska pati mundësinë të njihet edhe me progresin në realizimin e projektit të ri kapital, në të cilin janë investuar rreth 25 milionë dollarë dhe që do të mundësojë punë stabile të SASA-s në vitet e ardhshme, madje besueshmëri dhe stabilitet më i madh i në punë dhe hapja e mundësive për punësime të reja, duke avancuar më tej sigurinë dhe mjedisin, si dhe përfitime shtesë për komunitetin lokal dhe vendin në përgjithësi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.