07.03.2023

Trençevska: Përfshirja e dimensionit gjinor në aktvendimet ligjore është e një rëndësie të madhe për ndërtimin e një shoqërie bashkëkohore dhe rritjen ekonomike të vendit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mori pjesë në panelin e diskutimit me titull: “Barazia gjinore – çelësi i rritjes ekonomike të vendit” organizuar nga Asociacioni i Biznesit Evropian. Së bashku me panelistët e tjerë që morën pjesë në këtë diskutim, ajo foli për barazinë gjinore në shoqërinë tonë, në vendet e punës, institucionet dhe kompanitë tona.

Kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për të dëgjuar përvojat e tyre personale se si është të jesh një grua e suksesshme dhe se si vihet deri te suksesi.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, ministrja iu referua rregulloreve ligjore të krijuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, nëpërmjet Sektorit për mundësi të barabarta. Domethënë, përfshirja e dimensionit gjinor në të gjitha ligjet nën autoritetin e tij.

“Legjislacioni në Republikën e Maqedonisë së Veriut është në përputhje me të gjitha standardet evropiane, në përputhje me standardet e Kombeve të Bashkuara. Në projektligjin për marrëdhëniet e punës janë futur institute të reja në fushën e mbrojtjes së veçantë ndaj gruas gjatë lehonisë dhe lindjes. Po prezantojmë dy institucione të reja, të lehonisë dhe të atësisë, dhe pushimi prindëror vazhdon të ekzistojë. Qëllimi është përfshirja e babait në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës dhe mundësia e kthimit të nënës në punë. Po zbatohet puna nga shtëpia dhe puna në distancë, e cila ka një rëndësi të veçant të rinjtë”, tha Trençevska.

Ajo theksoi se ministria është duke punuar për një ligj të ri për barazinë gjinore dhe për përforcimin e mekanizmit qeveritar për barazi gjinore, pra krijimin e një Sekretariati për barazi gjinore, i cili do të drejtohet nga një zëvendëskryeministër për barazi gjinore. Ajo gjithashtu informoi se ministria është duke punuar për një ligj të ri për ngacmimet në vendin e punës, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm kur flitet për dhunën ndaj grave dhe ngacmimin në vendin e punës.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.