17.03.2023

Trençevska për Televizionin 3: Politikat nuk krijohen në zyrë, por në komunikim me qytetarët

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, gjatë vizitës së saj në Dibër, ishte mysafire në Televizionin 3. Gjatë intervistës së saj u trajtuan temat: rritja e pagës minimale dhe rritja e pensioneve në shtet, investimet kapitale të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, shërbimin e ndihmës dhe kujdesit në shtëpi dhe fushatën “E zëshme dhe e guximshme”, e cila u zbatua nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjatë muajit mars.

“Në Këshillin Ekonomik-Social miratuam vendimin për rritjen e pagës minimale. Këtë zgjidhje sistematike e kemi miratuar vitin e kaluar me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e pagës minimale, me të cilin kemi inkorporuar sistemin për rritje konstante të pagave. Me pagesën e pagës së muajit mars nuk do të ketë pagë më të ulët se 20.175 denarë”, tha Trençevska për korrigjimin e pagave të marsit.

Në intervistë, ministrja ka theksuar se përveç zgjidhjes sistematike për pagat, është miratuar një zgjidhje sistematike që garanton rritjen e pensioneve. Ajo theksoi se harmonizimi i ri i pensioneve është 8.4% dhe theksoi se kur merret parasysh rritja nga shtatori i vitit të kaluar, harmonizimi në janar dhe ndihma financiare që e ka sjellë Qeveria, në periudhën e kaluarë është bërë shumë për pensionistët.

Trençevska iu referua edhe investimeve për mbrojtjen e fëmijëve nga Ministrija e Punës dhe Politikës Sociale.

“Në 3 vitet e kaluara, pavarësisht se jemi në krizë, pensionet po rriten, pagat po rriten, por ne po vazhdojmë me investime kapitale. Një nga prioritetet më të rëndësishme janë të vegjëlit, respektivisht investimi në arsimin parashkollor. Në 5 vitet e fundit kemi ndërtuar gjithsej 80 objekte, të cilat kanë rritur numrin e fëmijëve në arsimin parashkollor. Përveç investimit në objekte, ne investojmë edhe në kapitalin njerëzor, gjegjësisht investojmë në pëforcimin e kapaciteteve të përkëdhelësve dhe edukatorëve në çerdhe”, tha Trençevska.

Në fund të intervistës, ministrja shpjegoi edhe fushatën “E zëshme dhe e guximshme”, të cilën e zbatoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale gjatë muajit mars.

“Në prag të 8 Marsit vendosëm të mos flasim për mirëqenien e njerëzve vetëm për një ditë, por gjatë gjithë muajit mars. Ne organizojmë vizita në vendbanime të ndryshme dhe grupe të ndryshme të synuara. Qëllimi është të flasim për shëndetin mendor dhe fuqizimin ekonomik. Le të flasim për sfidat me të cilat përballen grupet e synuara në vendbanime të ndryshme dhe sëbashku të krijojmë politika. Sepse politika nuk krijohet në zyrë, por në komunikim me qytetarët”, tha Trençevska.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.