02.03.2023

Trençevska: “Në botën time” më befason gjithmonë me pajisje bashkëkohore dhe histori për ndryshimin e suksesshëm të gjendjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Ohër vizitoi Qendrën për intervenim të hershëm dhe trajtim të fëmijëve me spektër autik dhe zhvillim atipik “Në botën time” në kuadër të Spitalit të Përgjithshëm në Ohër. Kjo qendër zbaton terapi multisensore dhe është e para e këtij lloji në rajon. Qendra punëson një ekip profesional: llogoped dhe mësues të edukimit special të cilët ofrojnë trajtime të edukimit special dhe logopedi për fëmijët si dhe terapi sensorike.

Trençevska u mirëprit nga Angela Çingoska, e cila është edukatore speciale e diplomuar dhe rehabilituese, e cila punon në këtë qendër se katër vite, që nga hapja e saj. Ajo e informoi ministren se në qendër aktualisht janë duke u trajtuar gjithsej 124 fëmijë. Anxhela shprehu shqetësimin e saj se numri i fëmijëve që kanë nevojë për këtë lloj terapie po rritet çdo ditë e më shumë, por theksoi se kjo është në një farë mënyre inkurajuese sepse po ndërgjegjësohen prindërit dhe po kërkojnë gjithnjë e më shumë ndihmë nga profesionistët.

Gjatë bisedës së drejpërdrejtë me Trençevskën, punonjësja shpjegoi edhe Neurofidbekun-un si terapi, e cila është në dispozicion në qendër. Është një terapi e bazuar në monitorimin e aktivitetit të trurit dhe marrjen e reagimeve. Duke ndikuar në rrjetet e brendshme rregullatore të trurit dhe në këtë mënyrë duke rritur plasticitetin e trurit. Anxhela informoi se neurofibeku është një trajtim plotësues i terapisë speciale dhe terapisë së të folurit, të cilat reciprokisht çojnë në rezultate më të mira në zhvillimin e përgjithshëm psikomotorik të fëmijës.

Trençevska pati mundësinë të kalojë kohë dhe të njohë fëmijët që e vizitojnë qendrën.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.