08.03.2023

Trençevska: Ju i keni hedhur themelet, dhe ne nuk po ndalemi, po vazhdojmë të arrijmë barazinë e plotë gjinore në shoqëri

Në shenjë të ditës së 8 Marsit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale organizoi një takim me gratë pensioniste në Klubin e Deputetëve.

Me këtë rast, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, duke ju uruar festën e gruas, falënderoi të gjitha përpjekjet që këto gra – heroina të kësaj kohe, pa u lodhur, si në vitet e kaluara, por edhe sot vazhdojnë aktivitetet e tyre, duke ndihmuar të tjerët.

“Nuk ka festë më të bukur se Dita e Gruas – 8 Marsi për t’ua dedikuar grave që ndërtuan shoqërinë tonë dhe falë kësaj sot gëzojmë përfitimet nga puna e tyre. Jeni ju që jeni heroinat tona, sepse hapët rrugën që ecën sot gruaja bashkëkohore. Ishit ju ata që luftuat për të drejtën e grave për të përdorur potencialin e tyre. Ju keni treguar se një grua nuk ekziston vetëm për t'u kujdesur për shtëpinë dhe fëmijët, por se ajo mund të bëjë shumë më tepër, ajo mundet dhe dëshiron të arsimohet, të ketë një profesion, të fitojë dhe të kontribuojë në familje dhe në të njëjtën kohë të kryej detyrat e shtëpisë dhe kujdeset për rritjen dhe zhvillimin e duhur të fëmijëve. Ju keni treguar se një grua mund të punojë njësoj në profesione si një burrë në pozicione pune që më parë konsideroheshin vetëm për meshkuj. Ju treguat se një grua duhet respektuar dhe puna e saj duhet vlerësuar. Ju keni treguar se një grua është e fortë dhe me guxim di të përballet me sfidat që shfaqen në rrugën drejt suksesit të saj”, porositi ministrja Trençevska.

Ajo i porositi se për çfarë duhet të vazhdojmë të punojmë dhe të vazhdojmë me të njëjtin drejtim.

“Të edukojmë fëmijët, nipërit, studentët dhe të rinjtë tanë se dimensioni gjinor është çelsi për ndërtimin e një shoqërie me mundësi të barabarta dhe shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht gjinisë, me theks të veçantë në aftësitë që zotëron një person. Të ushqejmë vlerat e vërteta, humanizmin, mirëkuptimin, bashkëjetesën, mirësinë. Të kujtojmë se më e rëndësishmja është familja dhe të dashurit, se lumturia e vërtetë vjen nga brenda”, potencoi Trençevska.

Në fund të fjalës së saj i porositi pensionistet se si ministre e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë të luftojë për avancimin e cilësisë së jetës së të gjithë pensionistëve.

Kryetarja e Sindikatës së Pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova, theksoi se është vërtetë nder dhe kënaqësi e madhe të shënohet kjo ditë së bashku me një datë historike.

“Simbolika e 8 Marsit është në fakt një kohë dhe hapësirë për të aktualizuar nevojat dhe mundësitë e grave për të drejta dhe mundësi të barabarta. Le të falënderojmë paraardhësit tanë dhe të themi se ne gratë kemi potencial të madh, sepse mund të bëjmë shumë gjëra në të njëjtën kohë”, tha Trajkova.

Ajo theksoi se nga 53 shoqata të pensionistëve janë vetëm 5 kryetare gra, diçka që duhet ndryshuar dhe më shumë gra të përfshihen në pozitat drejtuese të shoqatave.

Në të njëjtën kohë, ndau disa mesazhe të fuqishme lidhur me gratë, të shkruara nga autorë të famshëm. Gjithashtu, ajo theksoi se gratë pensioniste kanë mbetur aktive edhe gjatë pandemisë, duke luftuar që ndihma të arrijë kudo ku ka nevojë, duke bashkëpunuar me organizatat dhe institucionet e shoqërisë civile.

“Nuk ndalemi këtu, vazhdojmë më tej”. Ne ua kthejmë mbrapsht ndërtuesve të vendit tonë”.

Gëzuar 8 Marsin – Ditën e Gruas, me mesazhin e fushatës sonë që po zbatojmë këtë muaj “E zëshme dhe e guximshme” e cila ndërgjegjëson rëndësinë e shëndetit mendor dhe fuqizimit ekonomik të gruas. Tashmë kemi mbajtur punëtori për këtë temë me pensionistët tanë në disa vende. Vazhdojmë me punëtoritë, dhe vazhdojmë me mesazhin për të gjitha gratë që të jenë “të zëshme dhe të guximshme”, porositi Trençevska.

Veprimtaria u plotësua nga përvoja personale dhe histori të treguara nga gratë e pranishme pensioniste, unike secila prej tyre.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.