15.03.2023
Trençevska: Rinia e fuqizuar ekonomikisht, nënkupton rini që premton një të ardhme të sigurt
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, zbatoi edhe një tjetër punëtori me të rinjtë e Dibrës.
Grupet e synuara të seminareve të zhvilluara nga ministria në kuadër të fushatës janë: gratë me aftësi të kufizuara, gratë nga kategoritë e rrezikuara të qytetarëve, pensionistet dhe të rinjtë.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, së bashku me shefen e kabinetit, Natasha Dimeska, sot e zhvilluan punëtorinë dhe biseduan me të rinjtë për sfidat e tyre.
Punëtoria e udhëhequr nga Dimeska ishin të drejtuar në fuqizimin ekonomik dhe shëndetin mendor, nevojën për të ndërtuar vetëbesimin tek të rinjtë dhe si ndikon në jetën e tyre të përditshme.
Ata biseduan për mundësitë e punësimit, përfitimet e vullnetarizmit dhe cilat janë planet e tyre për të ardhmen.
Aktuale ishte edhe çështja e dhunës onllajn, ku diskutimit iu bashkuan me vetëmohim të rinjtë e pranishëm në seminar.
Në takim ishin të pranishëm të rinj nga mosha 17 deri në 26 vjeç.