22.03.2023

Republika e Maqedonisë së Veriut është një mozaik diversitetesh, por është një shoqëri për të gjithë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, u takua edhe me gra në Radovish nga etni të ndryshme, si dhe me gra shfrytëzuese të shërbimeve dhe të drejtave nga Qendrat për Punë Sociale. Së bashku me drejtorin e Qendrës për Punë Sociale në Radovish, Aleksandar Filev dhe përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe gratë nga Radovishi, në kuadër të fushatës "E zëshme dhe guximshme"u zhvillua një diskutim për sfidat e përditshme në komunë.

Gratë që ishin të pranishme në diskutim u përfshinë në mënyrë aktive dhe me vetëmohim treguan avantazhet dhe sfidat e jetës së përditshme në Radovish.

Tema ishte në drejtim të mënyrës së jetesës së radovishanasve, mundësive të punësimit në komunë si dhe mundësive për dikualifikim dhe rikualifikim.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale theksoi rëndësinë e fuqizimit ekonomik dhe shëndetit mendor, ajo inkurajoi gratë që ende nuk janë punësuar të inkurajohen dhe të përfshihen në tregun e punës.

Siç shpjegoi Trençevska në takim, stabiliteti financiar në vitet e mëvonshme të jetës është i një rëndësie të veçantë. Për këtë qëllim u diskutua për mundësitë e reja të punësimit që ofron Evropa, si dhe për harmonizimin e rregulloreve ligjore të vendit tonë në mënyrë që ne t'u përgjigjemi në mënyrë adekuate atyre mundësive.

Në fund të takimit u hap tema e edukimit parashkollor dhe rëndësia e zhvillimit të fëmijërisë së hershme.

Ministrja këshilloi të pranishmit se është e një rëndësie të veçantë që fëmijët romë të përfshihen në institucionet parashkollore ashtu si fëmijët e tjerë.

Trençevska po ashtu theksoi edhe projektin “Inkluziviteti I fëmijëve romë në institucionet publike komunale – kopshte” i cili padyshim ka kontribuar në përfshirjen më të madhe të fëmijëve në arsimin dhe edukimin parashkollor.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.