03.03.2023
Në Manastir u realizua punëtori si pjesë e fushatës së Ministirisë së Punës dhe Politikës Sociale"E zëshme dhe e guximshme"
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot në Manastir realizoi punëtorinë me mbështetjen e profesoreshës Sofia Arnaudova me qëllim të fuqizimit mendor dhe ekonomik të grave. Në punëtori u përfshinë rreth 40 gra nga kategoritë e cenuara të qytetarëve.
Profesoresha Sofia, e cila drejtoi punëtorinë, i udhëhoqi të pranishmit përmes një ushtrimi për të treguar historinë e tyre. Folën për ekuilibrin mes jetës private dhe asaj profesionale. Në një bisedë të drejtpërdrejtë me të pranishmit, ajo theksoi rëndësinë e psikologëve që mund të ndihmojnë në ekuilibrin në jetë si dhe zhvillimin personal.
Gratë janë të fuqishme, ne do të luftojmë, e mira e mposht të keqen ishte një nga mesazhet e treguara nga një prej pjesëmarrësve të punëtorisë.
Takimi u realizua nën udhëheqjen e emocionit,sinqeritetit dhe dëshirës së sinqertë për të ndihmuar në përforcimin mendor të të gjitha grave. U diskutuan të gjitha format e dhunës: dhuna ekonomike, përndjekja, dhuna psikologjike, dhuna fizike.
Qëllimi i fushatës “E zëshme dhe e guximshme” e realizuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka për qëllim përforcimin e shëndetit mendor dhe kontributin në fuqizimin ekonomik në drejtim të arritjes së mirëqenies së grave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.