21.03.2023

Në kuadër të fushatës “E zëshme dhe e guximshme”, vazhdojmë me takime me më të rinjtë dhe më inspiruesit

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska në Qendrën Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor në kuadër të fushatës "E zëshme dhe e guximshme"sot pati takim me studentë të Fakultetit Filozofik të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup.

Në drejtim të fuqizimit ekonomik dhe shëndetit mendor, si dhe inkurajimit të grave dhe të rinjve për të folur për sfidat me të cilat përballen, janë duke u zhvilluar edhe takimet me grupet e ndryshme të synuara. Këto takime me të rinjtë janë një nga takimet e fundit me  grupete synuara në kuadër të fushatës së Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Qëllimi, përveç avancimit  të cilësisë së jetës së të rinjve, është përfshirja transparente e të rinjve në krijimin e politikave që duhet të ndikojnë në fuqizimin e tyre ekonomik, por edhe krijimi i zgjidhjeve të përshtatshme për sfidat me të cilat përballen të rinjtë në vend.

“Zgjedhja e asaj që dëshironi të bëni në jetë, notat e suksesit, luhatjet e asaj që është rruga e jetës çojnë në përmbushjen e qëllimeve që kemi vendosur gjatë jetës sonë”, tha Trençevska.Gjatë diskutimit që u zhvillua me studentët, ajo theksoi se studimet familjare janë një drejtim që ka një rol të madh si në institucione ashtu edhe në sektorin privat.

Ministrja i inkurajoi ata në çështjen e punësimit dhe tha se duhet një sistemim i ri që ky profesion të hyjë në sistem, në mënyrë që ata të punësohen si ekspertë të familjes.

Gjatë vizitës së përfaqësueses nga Sektorii për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Gabriela Majoska, u shpjegua funksioni i Qendrës Burimore për Politikëbërje dhe Buxhetim të Përgjegjshëm Gjinor. Ajo shpjegoi se synimi është fuqizimi i kapaciteteve të administratës në institucionet shtetërore për çështjet gjinore.

Takimi u përmbyll me pyetje nga studentët dhe diskutim konstruktiv nga të gjithë të pranishmit.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.