06.03.2023

Në konferencën "Uniforma, mburojë që nënkupton cenueshmëri - lufta jonë e përditshme në dy fronte" me mesazhe për perspektivën gjinore, ekuilibrin dhe barazinë gjinore

Në panelin e dytë të konferencës me temë: "Uniforma, mburojë që nënkupton cenueshmëri - lufta jonë e përditshme në dy fronte", foli Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, agjutante e parë femër e Presidentit të RMV, Pendarovski, Biljana Blazevska dhe profesoresha e Fakultetit të Sigurisë Stojanka Mirçeva.

"Shfrytëzoni pozicionin tuaj, funksionin tuaj, vendin tuaj të punës, për të ndryshuar dhe përmirësuar kushtet e punës, për të ndryshuar ligjet, për të ndryshuar realitetin në një mënyrë që do të lejojë sa më pak gra të jenë viktima të dhunës, të trafikimit të qenieve njerëzore, të abuzimeve, diskriminimit, sa më shumë gra të marrin mbrojtjen e duhur nëse sulmohen, të marrin ndihmë nëse kanë nevojë, sepse gratë janë kategoria më e cenueshme. Qëndroni pas një gruaje, gjithmonë, gjithmonë, kur ajo është viktimë e dhunës, kur ajo sulmohet, nënçmohet, diskriminohet, kur është viktimë e gjuhës së urrejtjes, kur është e tallur apo e lënduar!”, tha Magdalena Nestorovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Agjutantja e parë femër e Presidentit të RMV-së, Pendarovski, Biliana Bllazhevska, tregoi se gratë dhe burrat duhet të bashkohen në një mision të përbashkët dhe inkluziv për të realizuar ndryshime pozitive.

"Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të promovojmë të drejtat e grave dhe të përpiqemi të sigurojmë një perspektivë gjinore, ekuilibër gjinor dhe barazi gjinore." Kur flasim për promovimin e barazisë gjinore, nuk bëhet fjalë për barazi “de fakto” midis burrave dhe grave, por për krijimin e kushteve që gratë të kenë mundësi të barabarta si burrat për të arritur potencialin e plotë të tyre”.

Në prag të festës së gruas, Blazhevska porositi: “Dëshiroj t'i inkurajoj të gjitha të rejat që të jenë të guximshme, të sigurta dhe të kenë besim në vetvete, të jenë të qëndrueshme dhe të përpiqen të dëshmojnë se jemi të afta të arrijmë gjithçka. Për të bërë vetë ndryshim, jo për të pritur që dikush tjetër të bëjë ndryshimin për ne. Ose, siç thonë , BËHU NDRYSHIMI QË DËSHIRON TA SHIKOSH NË BOTË."Profesoresha e Fakultetit të Sigurisë, Stojanka Mirçeva, theksoi se sfidë serioze për gratë me uniformë është përballja me maçoizmin, ngacmimet seksuale, seksizmin, minimizimin dhe paternalizimin, përkatësisht qëndrimin atëror ndaj kolegeve femra, që minimizon rolin e gruas.

“Qëllimi është të arrihet ekuilibri dhe barazia gjinore përmes kulturës dhe nënkulturës policore, por jo për të kënaqur shifrat, por për të arritur vlerat. Besoj se është koha për të ndryshuar qëndrimin dhe kulturën policore”, theksoi Mirçeva.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.