01.03.2023

Në konferencën "Gratë në politikë - Gjuha e urrejtjes, hije dekurajuese", me mesazhe dhe apel kundër gjuhës së urrejtjes

Në organizim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, dhe me mbështetjen e UN Vomen, sot u mbajt konferenca “Gratë në politikë – Gjuha e urrejtjes, hije dekurajuese”, që njëkohësisht  është edhe shpallje për karvanin “E zëshëme dhe e guxishme”, e cili fillon që sot dhe synon fuqizimin e grave.

Konferenca u hap dhe u moderua nga ambasadori kundër gjuhës së urrejtjes për Ballkanin Perëndimor, Ognen Janeski. Në pjesën hyrëse u shfaq edhe një video me mesazhe kyçe kundër gjuhës së urrejtjes nga gratë nga parti të ndryshme politike, gra në politikë.

“Komentet që tallen, fyejnë, nënçmojnë dhe degradojnë gratë, kryesisht politikane, duke i paraqitur ato si objekt seksual, jo vetëm që cenojnë dinjitetin dhe qetësinë mendore të gruas, por ngjall frikë, nxit padurim dhe demotivojnë të rejat për t'u përfshirë në politikë. “, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

Ajo theksoi se përgjigja më e qartë ndaj kërcënimeve të tilla është ratifikimi i Konventës së Stambollit.

Ministrja u drejtoi një mesazh dhe përvojë personale të gjitha grave nga jeta shoqërore: “Secila grua, duke përfshirë edhe veten, mund të jetë viktimë e gjuhës së urrejtjes, por kjo nuk duhet të na ndikojë në vendosmërinë tonë që në jetë përmes politikës të ndërtojmë një jetë më cilësore për të gjithë qytetarët. Gjithashtu do të ndaj me ju konkluzionin tim personal se sa herë që unë mbështes një ide progresive, politika reformuese, aq më shumë gjuha e urrejtjes është më e ashpër dhe sulmi ndaj meje është më i fortë. Kjo nuk më dekurajoi, por përkundrazi, ishte një konfirmim se jam në rrugën e duhur. Por për disa gra gjuha e urrejtjes i demotivon, e për disa është erë mbas shpine”, theksoi Trençevska.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, si ministri kompetente, në vazhdimësi punon në krijimin e politikave, strategjive dhe ligjeve që synojnë drejtpërdrejt promovimin e barazisë gjinore. Në këtë kontekst, Strategjia për Barazi Gjinore 2022-2027 është një dokument strategjik bazë, vizioni i të cilit është arritja e barazisë gjinore në shoqëri si kusht për zhvillimin dhe progresin e përgjithshëm dhe të qëndrueshëm ekonomik, social dhe të vendit.

Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje, Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligji për Kompensimin e Viktimave të Dhunës, Kodi Penal janë kuadri ligjor që parandalon, mbron dhe sanksionon çdo formë të dhunës ndaj grave, duke përfshirë edhe gjuhën e urrejtjes.

“Kur gratë dhe vajzat janë anëtarë aktive të një shoqërie inkluzive, atëherë e gjithë shoqëria përfiton”. Kur askush nuk mbetet pas, e gjithë shoqëria lulëzon. Është kaq e thjeshtë. Një hap kyç në arritjen e kësaj është të sigurohemi që gratë të jenë gjithmonë pjesë e proceseve vendimmarrëse dhe se ato gjithmonë ndihen të sigurta dhe të mbrojtura”, thotë Rosana Duxhiak, Koordinatore e Përhershme e OKB-së në Maqedoninë e Veriut.

“Gratë në politikë kanë një kapacitet jashtëzakonisht të fuqishëm për të ndikuar në shoqërinë në tërësi, dhe jam e sigurt se sapo të fillojmë të shohim barazi të vërtetë gjinore në skenën politike në këtë vend, ajo së shpejti do të përhapet në të gjithë sektorët e tjerë, në të gjitha fushat e jetët tona”, tha Duxhiak.

“Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë 51 deputete nga gjithsej 120, ndërsa në pushtetin lokal pjesëmarrja e grave është 36%. Në Gjermani kemi më pak pjesëmarrje të grave në politikë. Këto janë shifra më të mira, për shkak të kuotës gjinore të futur në Kodin Zgjedhor. Megjithatë, realiteti i hidhur është se vetëm disa gra arrijnë majat, sepse ato janë të dekurajuara nga vazhdimi i karrierës së tyre në politikë”, tha ambasadori Kilian Wall, kreu i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Ai theksoi se pjesëmarrja e grave në politikë dhe në jetën shoqërore në përgjithësi kontribuon për një jetë më cilësore dhe një shoqëri më të suksesshme.

“Ky vend nuk ka pasur asnjëherë presidente apo kryeministre femër. Le ta ndryshojmë këtë!”, tha ambasadori Vall.

Kryetari i Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ismail Kamberi, theksoi se për momentin Komisioni nuk ka shumë peticione për mbrojtje nga diskriminimi i grave në politikë, por inkurajon të gjithë që të paraqesin peticion në çdo kohë.

“Komisioni është duke punuar në mënyrë aktive dhe ka lidhur memorandume bashkëpunimi për gjuhën e urrejtjes dhe fjalën shqetësuese në mediat tradicionale me palët e interesuara dhe institucionet e kontrollit. “Përveç kësaj, Komisioni çdo vit zbaton aktivitete parandaluese për parandalimin për e të folurit shqetësues”, tha Kamberi.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.