28.03.2023

MPPS: Vijon pagesa e pensioneve të marsit,me lartësi për 8.4%

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se më datë 28.03.2023 (e martë) fillon pagesa me faza e pensioneve për muajin mars, e rritur me 8.4% në përputhje me përafrimin e parashikuar nga metodologjia e re për rritjen e pensioneve, e cila pason dy tregues, pra 50% e rritjes së pagës mesatare dhe 50% e rritjes së kostos së jetesës. Ky harmonizim kryhet dy herë në vit, mars dhe shtator dhe paraqet rritje të vazhdueshme të pensioneve.

Tërheqja e pensioneve përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët që nuk përdorin karta do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:

  • Për pensionet deri në 11.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 28.03.2023 (e martë);
  • Për pensionet prej 11.001-14.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 29.03.2023 (e mërkurë);
  • Për pensionet prej 14.001-18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 30.03.2023 (e enjte) dhe
  • Për pensionet mbi 18.000 denarë, pagesa do të kryhet më dt. 31.03.2023 (e premte).

Pensionistët që përdorin kartelë pagese të lidhur me llogarinë bankare në të cilën transferohet pensioni, mund t’i disponojnë paratë nga data 28 mars (e martë). Ata mund të tërheqin pensionin prej bankomateve, t’i përdorin të hollat për pagesë në rrjetin e tregtimit ose për pagesa elektronike.

Со еден клик до сите услуги
Uslugi.gov.mk
Кликни тука
-->
Kjo ueb faqe përmban "cookies" për të përmirësuar përvojën e shfrytëzuesve.

Nëse i pranoni kushtet, shtypni "Pajtohem". Më shumë Info.