16.03.2023
MPPS: Trajnimi i organizuar me temë “Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor dhe zbatimi i tij në politikat dhe programet sektoriale”
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale vazhdon me aktivitetet që synojnë përfshirjen e perspektivës gjinore në politikat buxhetore dhe në procesin e planifikimit strategjik.
Për këtë qëllim, Qendra Burimore për politikëbërje dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor po organizon një trajnim dyditor me temën “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor dhe Zbatimi i tij në Politikat dhe Programet Sektoriale”.
Në trajnim marrin pjesë përfaqësues nga: Administrata për ekzekutimin e sanksioneve, Instituti i shëndetit publik, Agjencia për shërbime mediatike audio vizuale, Agjencia e Kadastrës së patundshmërive, Qendra e arsimit profesional.
Trajnimi është pjesë e aktiviteteve të projektit "Përparimi i institucionalizimit të ROB përmes integrimit sistematik të perspektivës gjinore në planifikimin strategjik dhe programimin e institucioneve qeveritare në Maqedoninë e Veriut", mbështetur nga zyra e UN-Women në Shkup.