20.03.2023
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i demanton gënjeshtrat e VMRO-DPMNE-së për drejtoreshën e IPKKF-së “Estreja Ovadia Mara”
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale i demanton të pavërtetat e paraqitura në pres-konferencë për media nga anëtarët e VMRO DPMNE-së, në lidhje me drejtoreshën e IPKKF-së “Estreja Ovadia Mara”, Manastir.
Cilësia e kompetencave profesionale, etika e punës dhe respektimi i ligjeve janë kushtet që duhet t'i plotësojnë drejtuesit e caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të udhëhequr nga ministrja Jovanka Trençevska.
Kryerja e detyrave të punës, respektimi i rendit dhe disiplinës në vendin e punës nuk mund të barazohet me mobingun. Prandaj, gënjeshtra janë dhe akuzat për mobingun në vendin e punës.
Drejtoresha e IPKF-së “Estreja Ovadia Mara”, Manastir, në rastin e një punonjëse në pension si pjesë e stafit teknik, ka shfrytëzuar mundësinë për të punësuar një punonjës të ri në të njëjtin pozicion, duke respektuar rregulloret ligjore, bazuar në aneksin e nënshkruar të kontratës së punës, të caktojë punëmarrësin të kryejë punë nga një vend pune në tjetrin që i përgjigjet nivelit të saj të formimit profesional, brenda orarit të punës.
Kujdesi për fëmijët dhe sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të duhur të tyre në procesin e edukimit dhe arsimit parashkollor është prioritet i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.
Ne vazhdojmë të investojmë në arsim cilësor parashkollor dhe kuadro profesionale që janë në nivel detyrash dhe kompetencash profesionale.